Bora, ja akset me probleme
drejtues bëni kujdes

Bora, ja akset me probleme<br />drejtues bëni kujdes
TIRANE- Policia e Shtetit informon mbi situatën në akset rrugore, për shkak të reshjeve të dendura që kanë mbuluar gjithë vendin. Policia kujton dhe i bën apel drejtuesve të mjeteve të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë normat e përcaktuara në aktet ligjore, veçanërisht për: Respektimin e normave të shpejtësisë, Mospërdorimin e pijeve alkoolike, Përdorimin e rripit të sigurimit, Shmangien e parakalimeve të gabuara, Përdorimin e kaskave mbrojtëse, Përdorimin e dritave jo verbuese, Përdorimin e zinxhirëve dhe gomave dimërore.

Në çdo rast qytetarët mund të kontaktojnë me shërbimet e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin përmes numrit telefonik pa pagesë 129, si dhe numrit 126.
Policia kujton se Shërbimet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin janë në gatishmëri të plotë për t’i ardhur në ndihmë përdoruesve të rrugës. Ndërkohë me qëllim parandalimin e aksidenteve me pasoja për jetën dhe shëndetin e njerëzve, shërbimet e policisë po ushtrojnë kontrolle të vazhdueshme për respektimin e kërkesave të Kodit Rrugor nga ana e drejtuesve të mjeteve, si dhe në drejtim të pajisjes së mjeteve me pajisjet dimërore.
Situata në akset rrugore në shkallë vendi, nga informacionet më të fundit të marra nga shërbimet e Policisë Rrugore, rezulton:

Në qarkun Kukës:
1. Aksi rrugor Morinë – Kalimash i kalueshëm me zinxhirë vetëm për makinat e vogla si dhe për mjetet deri në 3.5 ton,
2. aksi Kukës – Krumë i kalueshëm me zinxhirë,
3. aksi B.Curri – Qafë Morinë i kalueshëm me zinxhirë,
4. aksi Krumë – B. Curri i kalueshëm me zinxhirë,
5. aksi Topojan – Kukës i kalueshëm me zinxhirë,
6. aksi Ujmisht – Lusen – Bushtricë - Kala e Dodës në drejtim të Peshkopisë i pakalueshëm,
7. aksi Shëmri – Qafë Shllak i kalueshëm me zinxhirë,
8. aksi rrugor Topojan – Shishtavec i pakalueshëm,
Në të gjitha akset nacionale në këtë qark po punohet për pastrimin e rrugës dhe hedhjen e kripës. Temperaturat vazhdojnë të jenë të ulëta dhe në disa segmente ka dhe shtresa akulli, po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Dibër:
1. aksi rrugor Peshkopi – Bulqizë – Klos i kalueshëm me zinxhirë vetëm për mjetet e vogla,
2. aksi Bulqizë – Shupenz – Ostren i kalueshëm me zinxhirë,
3. aksi Krastë – Bulqizë i kalueshëm me zinxhirë,
4. aksi rrugor Peshkopi - Sllovë – Kala e Dodës në drejtim të Kukësit i pakalueshëm,
5. aksi Reç – Zall Dardhë – Arras – Muhurr – Peshkopi i pakalueshëm,
6. aksi Steblevë – Librazhd i pakalueshëm,
7. aksi Arras – Lurë i pa kalueshëm.
Temperaturat vazhdojnë të jenë të ulëta dhe në disa segmente ka dhe shtresa akulli. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Shkodër:
1. aksi rrugor Shkodër – Mabe i kalueshëm,
2. aksi Fushë Arrës – Qafë Mali- Qafë Shllak i kalueshëm me zinxhirë,
3. aksi Koplik – Hani i Hotit i kalueshëm me zinxhirë,
4. akset Koplik – Razëm, Bogë – Theth, Selcë – Vermosh të pakalueshme, po punohet për pastrimin e tyre,
5. aksi Qafë Mali – Dardhë i pakalueshëm,
6. aksi Fushë Arrës – Iballë i pakalueshëm.
Temperaturat vazhdojnë të jenë të ulëta dhe në disa segmente ka edhe shtresa akulli. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Lezhë:
1. aksi Rubik – Kalimash i kalueshëm me zinxhirë vetëm për makinat e vogla si dhe për mjetet deri në 3.5 ton,
2. në zonat e thella të Mirditës në drejtim të Lurës dhe Shpalit akset rrugore janë të pakalueshme.
Në të gjitha akset rrugore nacionale lëvizja e automjeteve është e kalueshme. Po bashkëpunohet me entin pronar të rrugëve për hedhjen e kripës dhe skorieve në rrugë për shkak të ngricave gjatë natës.

Në qarkun Tiranë:
1. në drejtim të Qafë Krrabës i kalueshëm me zinxhirë
2. në drejtim të Dajtit i kalueshëm me zinxhirë

Në qarkun Elbasan:
1. aksi Hotolisht - Qafë Thanë i kalueshëm me zinxhirë për mjetet e vogla, po punohet për pastrimin e tij si dhe po hidhet kripë në bashkëpunim me entin pronar të rrugës.
2. aksi Elbasan – Qafë Krrabë i kalueshëm me zinxhirë,
3. aksi Librazhd – Bulqizë i bllokuar, po punohet për pastrimin e këtij aksi.
Në të gjitha akset e tjera rrugore lëvizja është normale.

Në qarkun Korçë:
1. aksi rrugor Kapshticë -Korçë – Qafa e Qarrit - Qafë Thanë kalohet me zinxhirë,
2. aksi rrugor Korçë - Boboshticë – Dardhë dhe aksi rrugor Korçë – Voskopojë janë të pakalueshme
3. aksi Korçë – Ersekë kalohet me zinxhirë vetëm për mjetet e vogla.
Temperaturat vazhdojnë të jenë të ulëta dhe në disa segmente ka dhe shtresa akulli. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Berat:
1. aksi Bogovë – Skrapar kalohet me zinxhirë, po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes.
Në të gjitha akset rrugore lëvizja është normale.

Në qarkun Gjirokastër:
1. aksi Kakavijë - Gjirokastër – Tepelenë kalohet me zinxhirë,
2. aksi Tepelenë – Përmet është i kalueshëm me zinxhirë,
3. Qafa e Muzinës e kalueshme me zinxhirë me vështirësi.
Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Vlorë:
1. Në segmentin rrugor Vlorë – Llogora lëvizja e automjeteve kryhet me zinxhirë me vështirësi dhe po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes. Në të gjitha akset e tjera rrugore lëvizja e mjeteve bëhet normalisht pa probleme.
sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset