Bora Kokëdhima, viktimë e një
sulmi vandal në biznesin e saj

Bora Kokëdhima, viktimë e një<br />sulmi vandal në biznesin e saj
Stilistja Bora Kokëdhima ka rënë viktimë e një sulmi vandal në biznesin e saj. Vajza më e vogël e deputetit Koco Kokëdhima e njëkohësisht motra e vogël e këngëtares Besa Kokëdhima zotëron një brand të sajin të quajtur "Savage" dhe ditën e sotme ka shpërndarë një foto në llogarinë e saj në Instagram ku me sportivitet i ka dhënë një mesazh 'monstrave xheloze' që kanë kryer aktin e shëmtuar. 

“Disa monstra të vegjël, nga xhelozia e madhe, më thyen vetratën e magazinës...unë u bëra fort merak për sikuracionin që do e paguaj; e nga depresioni i papërballueshëm, mora një shishe Roze...”, ka shkruajtur ajo nën foto.

Bora njihet për natyrën e saj 'cunake' dhe kjo reflektohet më së miri në mënyrën se si përballoi situatën.
bora kokedhima
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mundësi të shkëlqyera për sukses në çdo fushë... horoskopi për sot

Mundësi të shkëlqyera për sukses në çdo fushë... horoskopi për sot