Bora Muzhaqi nga Dibra dhe Korça: Vijojmë konsultimet për Ligjin e Rinisë dhe Vullnetarizmit

Bora Muzhaqi nga Dibra dhe Korça: Vijojmë konsultimet për Ligjin e Rinisë dhe Vullnetarizmit

Bora Muzhaqi

Bora Muzhaqi, Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, ka vijuar konsultimet në të gjithë Shqipërinë për të mbledhur rekomandimet, sugjerimet dhe komentet e të rinjve nga çdo kënd i vendit.

Ministrja Muzhaqi shprehet: 

“Kjo nismë synon të përfshijë perspektivat dhe zërin e të rinjve në hartimin e Ligjit të Rinisë dhe Vullnetarizmit, duke siguruar që ligji të reflektojë nevojat dhe aspiratat e tyre”.

Në këtë kontekst, Ministrja Muzhaqi zhvilloi takime në qytetin e Dibrës dhe më pas në Korçë, ku së bashku me kryetarët e bashkive bashkëbiseduan me të rinjtë. Takimet u fokusuan në shkëmbimin e ideve dhe diskutimin e çështjeve kyçe që ndikojnë të rinjtë dhe vullnetarizmin në komunitet.

Gjatë takimeve, Ministrja theksoi rëndësinë e përfshirjes aktive të të rinjve në proceset vendimmarrëse dhe nxitjen e kulturës së vullnetarizmit si një element kyç për zhvillimin e qëndrueshëm të shoqërisë. Ajo vuri në dukje se kontributet e të rinjve janë thelbësore për të krijuar një legjislacion që promovon pjesëmarrjen e tyre aktive dhe fuqizimin në shoqëri.

Konsultimet do të vijojnë edhe në qytete të tjera të Shqipërisë, me synimin për të përfshirë sa më shumë zëra dhe për të siguruar që Ligji i Rinisë dhe Vullnetarizmit të jenë gjithëpërfshirës dhe efektiv.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale