'Otello' i Ben Blushit përkthehet në greqisht, vepra shihet dhe si një parashikim i kohës në të cilën po jetojmë

'Otello' i Ben Blushit përkthehet në greqisht, vepra shihet dhe si një parashikim i kohës në të cilën po jetojmë

Libri i Ben Blushit

Otello, Arapi i Vlorës”, me autor Ben Blushin, një nga veprat më të mira të letërsisë bashkëkohore shqipe, tashmë mund të lexohet edhe në greqisht.

“Shtëpia Botuese ‘Vakxicon’ sapo na ka njoftuar për botimin në greqisht të ‘Otello, Arapi i Vlorës’, nën përkthimin e Yorgos Goumas, vepër e cila, një vit më parë, u vlerësua nga ekspertët dhe juria e ngritur pranë Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit në Fondin e Përkthimit.

Romani është pritur me interes nga lexuesit grekë, pas suksesit që pati në gjuhën italiane”, u shpreh drejtorja e QKLL-së, Alda Bardhyli, në ceremoninë e shpalljes së fituesve të Fondit të Përkthimit për këtë vit nga ana e QKLL-së, nën praninë e ministres së Kulturës, Elva Margariti.

“Vakxicon” e cilëson Blushin si një prej autorëve më të rëndësishëm të Ballkanit, me një vepër që na çon pas në kohë, në vitet 1300-1400 në dy qendra urbane të njohura të kohës së Mesjetës, në Venedik dhe Vlorë, duke na rrëfyer me një gjuhë magjepsëse marrëdhëniet politike e tregtare, në një sfond që kërkon t’i flasë lexuesit të sotëm.

Blushi i jep një tjetër jetë Otellos, duke e zhvendosur në Vlorë. Vepra shihet dhe si një parashikim i kohës në të cilën po jetojmë, që autori bën përmes letërsisë, me anë të personazhit të mjekut Stefan Gjika. Me motivet e dashurisë në sfond të kësaj historie, Otello kthehet në një prej veprave më të rëndësishme të kohës.

Kjo vepër është një prej 6 veprave që Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit mbështeti vjet për t’u botuar në gjuhë të tjera.

“Mbështetja e librit shqip në gjuhë e kultura të tjera është një prioritet i Qendrës, jo vetëm përmes këtij fondi, por edhe përmes një sërë kooperimesh ndërkombëtare”, tha Bardhyli.

13 shtëpi të huaja aplikuan këtë vit në Fondin e Përkthimit hapur nga QKLL-ja. Juria, e kryesuar nga Diana Kastrati, e në përbërje të së cilës ishin përkthyesi Ben Andoni dhe dekania e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Esmeralda Kromidha, vlerësoi 6 prej tyre për t’u mbështetur këtë vit, si pjesë e Fondit të Përkthimit si më poshtë:
[Shtëpia Botuese – Autori – Vepra – Përkthyesi – Gjuha e përkthyer]

1. Eurasia 1618 LP, Arjan Leka, “Hartë memece për të Mbyturit”, Andrea Zarballa, Greqisht.
2. Fauves Éditions, Zija Çela, “Djalli Komik”, Sebastien Gricourt, Frëngjisht
3. Ginger Ape Book, Rudi Erebara, “Epika e Yjeve të Mëngjesit”, Maria Roces Gonzalez, Spanjisht.
4. Besa Muci, Tom Kuka, “Gurët e Vetmisë”, Valentina Notaro, Italisht.
5. Besa Editrice, Bashkim Shehu, “Udhëkryqi dhe Humnerat”, Mirela Alushi, Italisht.
6. Grammata, Natasha Lako, “Qiell Europe”, Petro Çerkezi, Greqisht

Zonja Margariti dhe drejtoresha e QKLL-së, Alda Bardhyli, shprehën rëndësinë e vazhdimësisë së këtij fondi për mbështetjen e letërsisë shqipe në gjuhët e huaja.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?