Bora Zemani: "Pasioni im i kthyer në profesion"

Bora Zemani: "Pasioni im i kthyer në profesion"
Bora Zemani, është një nga moderatoret simpatike të motit. Ajo njihet si një nga ish- velinat e para, këngëtare, aktore dhe së fundmi moderatore në një emision të sukseshëm në Tv. Prezantuesja e shkatthët dhe me ambicje vjen në një rrëfim të sinqertë të jetës së saj profesionale dhe private. Bashkëjetesa me prindërit, dhurata e saj më e fundit dhe projektet e saj…

Kafenë e mëngjesit preferoni ta pini zakonisht në shtëpi apo ku me kë?

Në përgjithësi më ndodh që kafen e mëngjesit ta pi shumë shpejt në shtëpi, por ndodh edhe në shkollë apo në punë, varet nga dita.

Zgjimi juaj ideal cili do të ishte?

Së pari të kem fjetur herët dhe të kem plotësuar ato orët e nevojshme për gjumë (gjë që më ndodh rrallë sepse fle më pak seç duhet) pastaj zgjimi i avashtë dhe kafe me mamanë time.

Nga shtëpia juaj deri në punë sa zgjat dhe me çfarë e përshkroni rrugën?

Afërsisht 20 -minuta duke marrë parasysh edhe trafikun pasi kam rreth 4 vjet që lëviz vetëm me makinën time personale.

Thua ndonjëherë boh çfarë profesioni kam zgjedhur?

Absolutisht jo! Të gjithë do të donin që pasionin e tyre ta kishin edhe profesion dhe unë ia kam arritur.

Projektet tuaja më të afërta?

Kam shumë por do të doja të flisja kur gjërat të jenë konkrete.

bora zemani

Gënjeni apo ju gënjejnë më shumë? Nëse po ndonjë rast tipik?

Jam shumë e drejtpërdrejt nuk më pëlqen gënjeshtra. Mund të ndodhë të gënjej vetëm për ndonjë gjë të vogël kur jam me vonesë, por kurrë për gjëra madhore.
Ndërsa të më gënjejnë duke qenë natyrë pak dyshuese mund t’ia arrijnë vetëm për momentin.

E mbani veten për të shkathët?

Po për të shkathët e njoh veten. Nëse bëhet fjalë për punë mendoj se jam mjaftueshëm. Më shumë se e shkathët do thoja kam vullnet për të arritur gjërat që dua.

Dreka zakonisht ju gjen…?

Në punë...

Cilët janë vendet që ua besoni drekën?

Dreka ime është pas orës 7-8 pasdite dhe patjeter që më pëlqen në shtëpi nga duart e prindërve të mi pasi gatuajnë të dy.

Qëllon të harroni të hani nga punët e shumta? Çndodh?

Më qëllon shpesh, por kam mamin që kujdeset shumë për këtë pjesë dhe në ccdo telefonatë gjatë ditës pyetja e saj e përhershme është ”ke ngrënë”?

Celulari që përdorni?

Iphone 4s

Firmat tuaja më të preferuat?

Kam shumë firma që më pëlqejnë por, varet për ccfarë. Për këpucët një, për veshjet një tjetër, për produktet kozmetike një tjetër e me rradhë.

Çfarë nuk ka në garderobën tuaj që ju se vishni kurrë apo nuk ju shkon, pra një lloj stili?

Mendoj se kam patjetër të paktën një gjë të një lloj stili pasi në raste të caktuara, dua patjetër të përshtatem kështu që në garderobë kam për çdo lloj rasti.

Cilat janë ngjyrat tuaja të preferuara?

Ngjyrat e forta, e zezë, e kuqe, blu...

Blini më shumë dhurata apo merrni?

Edhe bëj edhe marrë shumë dhurata!

Dhurata më e fundit që keni bërë çfarë është dhe ajo që keni marrë?

I dhurova prindërve të mi nga një aparat celularë. Ndërsa dhurata e fundit që kam marrë janë një palë këpucë nga mikesha ime.

Jeni e shoqërueshme apo e ftohtë si tip?

E shoqërueshme por edhe me limite.

Jeni e dashuruar?

Kam plane shumë të rëndësishme në lidhje me punën këto kohë kështu që nuk mund t’i përkushtohem edhe dashurisë!

I takon miqtë e vjetër?

Patjetër që po. Janë momentet më të bukura dhe relaksuese për mua pasi më mungojnë bisedat me njerzit që më njohin shumë mirë.

Punoni dhe pasditeve?

Unë punën e kam në drekë dhe pasditeve.

Mbrëmjet zakonisht i kaloni me miqë apo shlodheni në shtëpi?

Duke qenë se kam shumë ngarkesë më tepër në shtëpi…por, ka edhe mbrëmje me miqtë patjetër.

Preferoni më shumë një film apo pub?

Tirana nuk ka shume mundësi argëtimi kështu që mundohem t’i ndërthur...më shpesh filma dhe ndoshta në fundjave pub-ve.

Zakonisht para se të flini lexoni apo dëgjoni muzikë?

Të dyja i dua shumë por për të lexuar vetëm natën më jepet mundësia…ndërsa muzikë patjetër që dëgjoj gjatë ditës në makinë apo kudo.

Në ç'orë shkoni për të fjetur?

Në përgjithësi unë jam zgjuar deri në orët e para të mëngjesit.


Shkrimi u botua në numrin e sotëm të suplementit “THASH&THEM” të gazetës “Shqiptarja.com”

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)




  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë