Bora zuri pemët në lulëzim, agronomi këshillon fermerët në Korçë: T’u bëjmë ballë ngricave me zjarre

Pas 72 orësh, grupet e punës pritet të zbresin në terren për të verifikuar dëmet që ka shkaktuar moti i paqëndrueshëm më qarkun e Korçës. Ulja e ndjeshme e temperaturave dhe reshjet e dëborës një ditë më parë kanë krijuar rrezik për pemët frutore, sidomos për ato që janë në fazën e hershme të çeljes së luleve.

Specialisti i bujqësisë Arben Hysolli thekson se kulturat më të prekura janë  bajamja, pjeshka, kajsia, qershia dhe kumbulla. Për këtë arsye, ekspertët u bëjnë thirrje fermerëve të marrin masa për të mbrojtur të mbjellat e tyre.

“Fermerët duhet të monitorojnë nga afër situatën dhe të zbatojnë metoda mbrojtëse për të shmangur dëmet. Një nga mënyrat më efikase është krijimi i mjegullnajës së tymit përmes zjarrit, mjeteve rrethanore ose përdorimi i pompave centrifugale, të cilat ndihmojnë në krijimin e rrymave të ajrit për të mbrojtur pemët nga temperaturat e ulëta”, tha agronomi

Faktorët klimatik janë kthyer shpesh në qarkun e Korçës, ndër dëmtuesit me te medhenj për kulturen e pemtarisë dhe bujqësisë. Përballe ketij fakti, fermerët duket se mbeten te pafuqishëm dhe të pa përgatitur për ti bërë ballë me logjistike te tillë situatave.

R.D/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

Denoncimi i Bardhit: Mësuesit e Fierit kanë braktisur mësimin për aktivitetet e Belinda Ballukut! SPAK të ndëshkojë krimet zgjedhore

Denoncimi i Bardhit: Mësuesit e Fierit kanë braktisur mësimin për aktivitetet e Belinda Ballukut! SPAK të ndëshkojë krimet zgjedhore