Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Arben Kingji thotë se ende nuk ka një numër zyrtar, se sa trupa do dërgojë Shqipëria në Gaza.
"Shqipëria ka shprehur dakordësinë për marrjen pjesë në forcën ndërkombëtare të stabilitetit. Aktualisht, kemi deklaruar në fazën e parë në shtabin që do krijohet për këtë qëllim. Jemi duke diskutuar me aleatët për detajet e tjera. Nuk kemi përcaktuar akoma numrin e saktë të pjesëmarrësve, nuk ka asgjë konkrete për këtë gjë. Në diskutim me aleatët, ne do të vazhdojmë detajet tona. Në lidhje me shifmin e forcave në KFOR, kemi marrë miratimin e ministrit të Mbrojtjes. Do përfshihemi me helikopter Kugar, pilotë teknikë", u shpreh gjenerali.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu deklaroi se hartat e publikuara në media për vendosjen e trupave shqiptare në Gaza, nuk janë të vërteta.
“Sa i përket, Bordit të Paqes kanë qarkulluar harta në media, nuk përbëjnë dokument zyrtar, po presim përcaktimin e vendeve aleate, që ne të përfshihemi brenda tyre në operacion. Për KFOR, informacioni u sqarua. Absolutisht e konfirmuara, nuk janë harta zyrtare. Do jenë bisedimet e shtabeve që do përcaktojnë në vijimsi. Forcat tona veprojnë brenda ombrellës së një aleati më të madh.", tha Vengu.
Lajmi kryesor:
Prishja e rrugës Librazhd-Prrenjas/ Ministri Vengu: Po investojmë në pritat lumore në Shkumbin për të parandaluar gërryerjet












