Bordi i Transparencës ul me 4 lekë çmimin e naftës dhe gazit! Benzina rritet me 5 lekë, do të tregtohet me 208 lekë

Bordi i Transparencës ul me 4 lekë çmimin e naftës dhe gazit! Benzina rritet me 5 lekë, do të tregtohet me 208 lekë

Foto ilustruese

TIRANË- Bordi i Transparencës ka vendosur sot uljen e lehtë të çmimeve të karburanteve. Sipas vendimit të fundit, nafta ka zbritur me 4 lekë për litër dhe nga dita e sotme do të shitet me 236 lekë për litër. Po ashtu në rënie është dhe çmimi i gazit, që nga 78 lekë/litër do të shitet 74 lekë/litri.

Nga ana tjetër, çmimi i benzinës ka pësuar rritje me 5 lekë. Nga sot benzina do të shitet me 208 lekë/litri nga 203 lekë/litri që ishte më parë. Që prej datës 12 tetor, Bordi i Transparencës mbajti të pandryshuar çmimet e hidrokarbureve.

Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve. Bordi sqaron opinionin publik se zbaton me kujdesin e duhur aktin normativ në fuqi, duke synuar mbrojtjen e konsumatorëve në këto kushte të krizës botërore dhe paqëndrueshmërisë së çmimeve të nënprodukteve të naftës. 

Çdo biznes i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detyruar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti, heqje licence dhe sekuestrim.

                      Ishte        Bëhet
Nafta        240 lekë      236 lekë
Benzina   203 lekë      208 lekë
Gazi         78 lekë        74 lekë

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Liku: 01/11/2022 16:44

    Nuk eshte ulje kater e gjashte lek nafta duhet te jete nen dyqint leke mund ti thuash ulje.

    Përgjigju
  • caushi: 01/11/2022 12:00

    sa afrohet protesta,,,fillon ulja,,,sa mbaron protesta fillon rritja e cmimit te naftes....e cuditshme...

    Përgjigju
  • Xnxj: 01/11/2022 10:03

    Rendesi ka qe te hane qeveritaret, oligarket dhe patronazhistet. Te tjeret te paguajne.

    Përgjigju
  • Emirjon: 01/11/2022 09:56

    Po mos e ulni as ato 4 leke se ju jeni per rekord ne bote. I mbani ato 4 leke per liter ti beni ilace dhe kimjo per veten tuaj hajdute me kollare dhe pushtet. Zoti ju marrte hak per djersen dhe gjakun e nnerezve qe po u vidhni.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion