TIRANE- Reshjet e borës që kanë vazhduar gjithë natën e djeshme por edhe gjatë ditës së sotme, shoqëruar dhe me reshje shiu kanë mbuluar pothuajse të gjithë vendin, nga veriu në jug. Situata më problematike paraqitet situata në veri dhe verilindje të vendit.
Në qarkun e Kukësit, ku të gjitha komunat janë të izoluara. Në qarkun e Shkodrës, në Malësinë e Madhe është e bllokuar komuna Kelmend, zona e Dukagjinit. Problematikë dhe situata në Gjirokastër, Përmet, e Korçë, ku një 75-vjeçar rrezikoi jetën pasi shtëpia e tij u përfshi nga flakët, si pasojë e një qarku elektrik. Lëvizja e automjeteve bëhen vetëm me zinxhirë.
DIBER
Reshjet e dëborës të rëna gjatë 24 orëve të fundit kanë krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve në aksin nacional Bulqizë-Peshkopi, një aks ky i kalueshëm vetëm me zinxhirë. Ndërkohë që mjete të Drejtorisë Rajonale të Rrugëve po vijojnë pastrimin e dëborës. Vështirësi në qarkullimin e automjeteve paraqesin akset e rrugore rurale të Kalasë së Dodës dhe aksi i Lurës që lidhet me komunat Muhur, Arras, Zallreç, ku trashësia e dëborës në qendër të komunës Lurë është 80 cm. Në disa zona të Dibrës si në Ostren dhe Lurë ka pasur mungesë të energjisë elektrike pasi furnizimi me energji në këto komuna është ndërprerë si pasojë e defekteve në linjën e tensionit të lartë. Reshjet e dëborës vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme jo vetë në aset nacionale por edhe ato rurale, ku në Klenjë sipas kryetarit të komunës trashësia e dëborës është 1 m. Akset nacionale Peshkopi-Ura e Skurajve, Qafbualli-Kraste janë të kalueshëm me zinxhirë. Ndërkohë të bllokuara vazhdojnë të mbeten akset: Çerenec-Klenjë-Librazhd si dhe Kastriot-Kala e Dodës-Kukës. Për shkak të reshjeve të dëborës ka pasur vështirësi në procesin mësimor. Probleme ka pasur me lëvizjen dhe transportin e nxënësve dhe mësuesve, sidomos në zonat e thella. Ndërkohë që nuk është zhvilluar mësim në një shkollë të mesme, tetë shkolla 9-vjeçare. Në shkollat ku është zhvilluar mësim është vënë re një frekuentim pak më i ulët krahasuar kjo me zhvillimin normal të mësimit. Në çdo shkollë është siguruar ngrohja dhe nëse reshjet e borës do të vazhdojnë të bien ka gjasa që vështirësitë të shtohen.
KUKES, AKSET NACIONALE E RURALE TE BLLOKUARA
Gjatë orëve të natës janë rikthyer reshjet e dendura të dëborës në qarkun e Kukësit duke shkaktuar izolimin e mijëra banorëve si dhe akseve nacionale. Dëbora në qytetin e Kukësit ka arritur deri në 60 cm, ndërsa në zonat mbi 800 metra trashësia e saj ka arritur deri në 90 cm.
Gjatë orëve të paradites së sotme, me përjashtim të aksit kombëtar të autostradës Durrës-Kukës, të gjitha akset e tjera nacionale dhe rurale në Kukës janë të bllokuara, për shkak të numrit të vogël të mjeteve borëpstruese si dhe reshjeve të pandërprera të borës dhe erërave të forta.
Ndonëse në aksin kombëtar po punojnë pa ndërprerje 5 borëpastruese, rrëzikshmëria e lëvizjes është shumë e madhe pasi ngrica dhe akulli është prezent si dhe fushëpamja është e kufizuar për shkak të mjegullës së dendur. Për parandalimin e aksidenteve, policia rrugore e Kukësit ka ndërmarrë aksionet për bllokimin e të gjitha mjeteve e tonazhit të rëndë si dhe automjetet e vogla që nuk kanë zinxhirë.
SHKODER, PUKË, MALËSI E MADHE, IZOLOHEN KOMUNAT
Vijojnë reshjet në të gjithë qarkun. Bora ka zbardhur dhe rrugët e qytetit, ndërsa situata e rëndë mbetet në zonat e thella. Në Pukë brenda në qytet trashësia e dëborës arrin në 20 cm. Problematikë mbeten aksi Puka- Fushë Arrëz- Qafë Mali ku trashësia arrin në 60 cm. Lëvizja e automjeteve është e vështirë dhe nuk mund të bëhet pa zinxhirë. Po bëhet e pamundur të mbahen të hapura akset por është e vështirë për shkak dhe të mungesës së mjeteve të përshtatshme për pastrimin e borës. Në Malësinë e Madhe është e bllokuar komuna Kelmend, dhe zona e Vermoshit. Në Dukagjin e bllokuar komuna Shallë,informon korrespondenti i Tv A1 Report, Admir Agolli.
Sipas shefit të zyrës së emergjencave civile në qarkun Shkodër, Pëllumb Dani të gjitha akset rurale janë të bllokuar ndërsa ka probleme në disa akse nacionale.
Deri në orën 09:40 i gjithë rrethi i Pukës ka qenë i izoluar. Edhe rrugët brenda qytetit kanë qenë të bllokuara. Në orën 10:00 Bashkia filloi të pastrojë rrugën kryesore vetëm ne qytet. Trashësia e debores 35 cm ne qytetin e Pukes. Aksi rrugorë Puke-Shkodër i kalueshëm me zinxhir, kjo për automjetet e mëdha. Aksi Pukë-Fush Arrëz i bllokuar.
Në komunën Iballë tarshësia e borës në qendër arrin në 60 cm. Kjo komunë është e bllokuar prej ditës së djeshme, ndërsa për 3 ditë është pa energji elektrike. Për shkak të motit të keq dhe të temperaturave të ulëta, orët e mësimit në shkollen 9-vjeçare të Pukës dhe në shkollën e mesme bëhen të shkurtuara, informon në faqen e tyre forumi pukjan.
PUKE, BLLOKOHET AUTOBUSI ME 27 PASAGJERE
Në orën 10:32 u informua se një furgon i linjës Pukës- Tiranë me 27 pasagjerë në bord është bllokuar në Qafë Qelë. Një nga pasagjerët e autobusit bën apel për ndihmë pasi kanë mbetur të bllokuar që prej orës 07:00 të mëmgjesit të sotëm. ”Na ndihmoni. Nuk dimë ku të drejtohemi. Një fadromë kaloi këtej por nuk na dha asnjë ndihmë”- tha një nga pasagjerët. Ndërkohë që korrespondenti i TvA1 Report duke kontaktuar me zyrtarët lokalë tha se furgoni nuk ishte lejuar të lëvizë për shkaqe sigurie pasi nuk ishte i pajisur me zinxhirë.
TIRANE
Tirana është përfshirë nga reshje të dendura shiu, të cilat bien me intensitet të lartë që prej mbrëmjes së djeshme.
ELBASAN
Aksi Elbasan- Qafë Thanë i kalueshëm vetëm me zinxhirë. Lëvizja në këtë aks është e vështirë, ndërkohë që punëtorëve u mungonte dhe skoria dhe borëpastrueset, informon korrespondenti i Tv A1 Report në Elbasan.Aksi Elbasan- Tiranë i kalueshëm. Në disa vende ka prani të akullit dhe vendi më i rrezikshëm janë kthesat e Graçenit. Emergjencat Civile në qarkun e Elbasanit bëjnë apel për kujdes, pasi ky aks nuk ka bordura anësore, çka mund të rrezikohet jeta e drejtuesve të automjeteve. Aksi Elbasan- Peqin i kalueshëm, problem mbetet kthesat e Papërit, sepse ka prezencë të shtuar të akullit.
KORCË, RREZIKON JETEN I MOSHUARI
Reshjet e borës kanë vijuar në rajonin e Korçës gjatë gjithë mbrëmjes së djeshme. Sipas informacioneve akset nacionale Korçë- Ersekë, Korçë- Kapshticë, Korçë- Qafë Thanë janë të kalueshme vetëm me zinxhirë. Problematike mbetet Qafë- Plloc ku po punohet për normalizimin e lëvizjes.
Një 75 vjeçar rrezikoi jetën në orët e para të mëngjesit të sotëm banesa e tij u përfshi nga flakët në lagjen nr 13. Fatmirësisht zjarrfikësit kanë ndërhyrë në kohë duke bërë të mundur shpëtimin e jetës së të moshuarit Todi Karamelo. 75 vjeçari jetonte i vetëm dhe është dërguar në spital me probleme asfiksie, informon korrespondentja e Tv A1 Report, Dafina Ismaili.
GJIROKASTER
Në komunën Pogon trashësia e borës arrin 20 cm borë dhe rruga që të con në këtë komunë është e bllokuar. Në komunën Frashër të Përmetit bora arrin 20 cm dhe në aksin që të çon në këtë komunë kalohet vetëm me zinxhirë. Gjatë natës Qafa e Muzinës ka qenë e bllokuar nga ngrica, por u bë e kalueshme pasi reshjet e shiut që ranë mëngjesin e sotëm kanë shkrirë akullin, informon korrespondenti i Tv A1 Report Piro Nase.
*Foto, bora në Pukë, sjellë në redaksinë e Shqiptarja.com nga një qytetar nëpërmjet rubrikës RAPORTONI JU
Redaksia online
/Shqiptarja.com