Boris Johnson vetëizolohet pasi zhvilloi takim me një zyrtar të infektuar nga COVID (VIDEO)

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson është vetëizoluar në banesën e tij ku do të qëndrojë për dy javë pasi zhvilloi një takim me një zyrtar i cili më pas rezultoi pozitiv me COVID.

Përmes një postimi në Twitter, Johnson shkruan se ai është njoftuar nga laboratorët shtetëror se ai duhet të izolohet pasi ka pasur kontakt me një të infektuar.

Ai shkruan se aktualisht nuk ka simptoma dhe se po ndjek të gjitha udhëzimet e mjekëve.

Johnson ka zhvilluar një takim që zgjati 35 minuta ditën e enjte (12 nëntor) me disa deputetë, këtu përfshirë dhe Lee Anderson i cili më pas rezultoi pozitiv.

Kujtojmë që në muajin prill, Boris Johnson u infektua nga koronavirusi. Rikuperimi i tij nuk ishte i lehtë pasi për shkak të simptomave të rënda, ai u shtrua në terapi intensive ku qëndroi për disa ditë.

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Njoni: 16/11/2020 08:14

    Prap re ??? Ik se sqeke gjo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Nën akuzë për korrupsion në zgjedhjet e 6 marsit 2022, SPAK kërkon 1 vit burg për kryebashkiakun e Rrogozhinës Edison Memolla

Nën akuzë për korrupsion në zgjedhjet e 6 marsit 2022, SPAK kërkon 1 vit burg për kryebashkiakun e Rrogozhinës Edison Memolla