
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba, në kuadër të samitit joformal të BE-së që do të mbahet nesër dhe të martën në Bruksel dhe në të cilin presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky do të fliste edhe përmes videokonferencës.
“BE vazhdon të lehtësojë ofrimin e ndihmës ushtarake. Me liderët e BE-së do të përpunojmë se si të mbështesim eksportin e produkteve bujqësore nga Ukraina dhe ndikimin e agresionit rus në sigurinë globale të ushqimit,”, tha Borrell.
Lajmi kryesor:
Rusia sulm në Severodonetsk, Zelensky: Qyteti i shkatërruar tërësisht! Lavrov: Prioriteti ynë është çlirimi i Donbasit! Përçahet BE, dështon të arrijë pajtim për embargon ndaj naftës ruse











