Kryeministri Edi Rama ka mbështetur deklaratën e Bashkimit Europian ku kërkohen zgjedhje të parakohshme në veri të Kosovës. Duke komentuar postimin në tëitter të përfaqësuesit të lartë të BE, Josep Borrell i cili paralajmëroi pasoja të rënda për Serbinë dhe Kosovën nëse nuk ulin tensionet, Rama tha se thirrja nuk mund të jetë më e qartë se kaq.
Ai e konsideroi praninë e policisë në mbrojtje të ndërtesave bosh si një lëvizje absurde dhe gjithashtu edhe një veprim aspak evropian vendosjen e ushtrisë serbe në kufi me Kosovën.

“BE-ja nuk mund të ishte më e qartë! Vazhdimi i këtij mosplani absurd duke vendosur policinë për të mbrojtur ndërtesat boshe në të cilat zyrtarët e zgjedhur nuk mund të hyjnë, dhe nga ana tjetër, vendosja e trupave të ushtrisë për të kënduar në kufirin e një vendi tjetër nuk mund të ishte më vetëshkakuese dhe më pak evropiane”- shkruan Rama.
Më herët, përfaqësuesi i lartë i BE, Josep Borrell ka kërkuar që të ketë zgjedhje të reja vendore në 4 komunat e veriut të Kosovës si dhe angazhim në dialogun e lehtësuar nga BE.
“BE-ja bën thirrje për deeskalim të menjëhershëm, zgjedhje të reja lokale në 4 komunat në veri të Kosovës dhe angazhim në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Ne jemi të gatshëm të zbatojmë masa të vendosura nëse Kosova dhe Serbia nuk i zbutin menjëherë tensionet”- shkruan Borrell.
Në ‘ultimatumin’ e vendosur më herët, Bashkimi Evropian nënvizoi 4 kërkesa për Kosovën, kryesorja prej tyre ishte përsëritja e zgjedhjeve. Të tjerat ishin pezullimi i operacioneve policore në afërsi të ndërtesave komunale në veri të Kosovës si dhe që kryetarët e komunave përkohësisht të kryejnë detyrën e tyre në objekte të ndryshme nga ndërtesat komunale. E fundit është vendosja para ligjit e atyre që sulmuan ushtarët e KFOR.
Komente


O.K,po te japim benefitin e zgjedhjeve te reja te parakohshme o z.Rama,po kush garanton se serbet nuk do te bojkotojne prape zgjedhjet,institucionet dhe nuk do t'ju bejne presion zgjedhesve me kombesi serbe te Kosoves qe te mos votojne? Kush garanton se nuk do te fillojne prape me barrikada,dhune,kercenime etj,si keto?Lajcaku tha qe BE nuk ben dallim midis kosovareve dhe serbeve,por ka ardhur koha qe te vihen pikat mbi I.Kurti duhet t'i kerkoje BE dhe U.S nje motinorim te rrepte te te gjithe pjeses verire,para,gjate e pas zgjedhjeve qe nga kufiri e deri ne brendesi.Ku jo Wagner,arme e provokatore e shantazhues e nacionaliste serbe,por as miu te mos levize.Pastaj te shohim kush eshte fajtori i vertete e kush shkakton trazira.
PërgjigjuShpresojme qe situata te qetesohet
PërgjigjuKeni folur shume mire se me diskutime gjithcka zgjidhet
PërgjigjuUroj te gjejne nje zgjidhje sa me pare
PërgjigjuMe diskutime zgjidhet cdo gje
PërgjigjuMe diskutime zgjidhet cdo gje e jo me dhune e rremuje
PërgjigjuShpresojme te zgjidhet sa me pare kjo ceshtje
PërgjigjuPo zgjedhjet e 2019 ne Shqipëri apo varja thuaj.
Përgjigju