Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme Josep Borrell, do të vizitojë Ballkanin Perëndimor në datat 13-16 mars. Borrell do të ndalet në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe Bosnjë-Hercegovinë. Vizita e Borrell vjen në një kohë kur Rusia ka pushtuar Ukrainën dhe lufta ka sjellë impaktet edhe në Europë. Borrell do të riafirmojë angazhimin dhe mbështetjen e BE-së për rajonin.
Fillimisht Borrell do të ndalet në Shkup të Maqedonisë së Veriut ku do të takohet me presidentin Stevo Pendarovski, kryeministrin Dimitar Kovaçevski, zëvendëskryeministrin për çështje evropiane, Bojan Marichijk, ministrin e jashtëm Bujar Osmani, ministren e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska, kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, si edhe kryetarët e grupeve parlamentare. Në orën 12:00 ai do të mbajë një konferencë për shtyp me kryeministrin Dimitar Kovaçevski.
Më 15 mars përfaqësuesi i Lartë i BE-së do të vizitojë Tiranën, ku do të takohet me kryeministrin Edi Rama. Takimi i tyre do të pasohet nga një konferencë shtypi në orën 11:00 . Përfaqësuesi i Lartë Borrell do të takohet me përfaqësues të tjerë të autoriteteve shqiptare dhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe do të vizitojë punimet e vazhdueshme restauruese në mozaikun e Muzeut Historik Kombëtar, i rinovuar nën ndihmën e BE-së për rimëkëmbjen pas tërmetit.
Në fund, më 16 mars Borrell do të jetë në Sarajevë, Bosnje-Hercegovinë, ku së pari do të bëjë një vizitë në Operacionin EUFOR Althea, kapaciteti i trupave të të cilit në terren është pothuajse dyfishuar kohët e fundit. Përfaqësuesi i Lartë Borrell do të takohet më pas me autoritetet e BiH, përfaqësues të opozitës politike dhe shoqërinë civile.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
10%
-
Pak
20%
-
Aspak
70%
Vota total: 10
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Borrell: Europa të zbatojë mandat arrestin për Netanyahun! SHBA të veprojnë si të duan
26 Nëntor 2024, 13:39
-
Media: Biden dhe Macron do të shpallin armëpushimin në Liban nesër! Lideri Suprem i Iranit: Netanyahu dhe ministri i tij duhet të dënohen me vdekje
25 Nëntor 2024, 08:12
-
Bombardimi i bazës së UNIFIL, reagon edhe kreu i diplomacisë së BE, Borrell: Dënoj sulmin, një shkelje e papranueshme!
22 Nëntor 2024, 22:39
-
Augustin Palokaj: Ndoshta është mirë që BE-ja nuk e ka më prioritet dialogun Kosovë-Serbi
18 Nëntor 2024, 09:00
-
Lufta/ Biden përshpejton ndihmën për Ukrainën! Do dërgojë 500 raketa 'Patriot' javët e ardhshme! Strategu i Trump: 'Krimea është e humbur'
10 Nëntor 2024, 07:35
-
Borrell mbërrin në Kiev për ta ritheksuar mbështetjen e BE-së për Ukrainën
9 Nëntor 2024, 13:07
-
BE dhe Seuli dënojnë përfshirjen e Koresë së Veriut në luftën ruse në Ukrainë
4 Nëntor 2024, 19:52
-
Ballkani hyn më shpejt në BE?/ Von der Leyen: Përfiton prej tensioneve gjeopolitike
31 Tetor 2024, 17:15
-
FOTOLAJM/ Rama takohet me Vjosa Osmanin në selinë e BE në New York! I pranishëm dhe Joseph Borrell: Anëtarësimi i arritshëm, me kusht që të ndiqen reformat!
26 Shtator 2024, 16:27
-
BE-ja dhe Britania kërkojnë armëpushim mes Izraelit dhe Hezbollahut
22 Shtator 2024, 16:41
-
Rama niset për në New Jork, do të marrë pjesë në Samitin e OKB! Takime me homologët e liderët e BE-së
21 Shtator 2024, 16:23
-
Josep Borrell: Qëllimi i sulmeve në Liban ishte 'përhapja e terrorit'
19 Shtator 2024, 16:30