Borussia Dortmund është vetëm 90’ larg kalimit në turin tjetër të Champiosn League, pasi arriti  një fitore mjaft të rëndësishme në transfertën ruse përballë ekipit të Zenit Petersburg me rezultatin 2-4.

Gjermanët kanë dominuar takimin duke qenë në një nga ditët e tyre më të mira këtë edicion të mbushur me shumë dëmtime dhe probleme. Golat për ekipin finalist të kompeticionit u shënuan nga Mkhitaryan, Reus dhe Levandovski dy herë.

Ndësa për Zenitin shënuan Oleg Shatov  dhe Hulk me penallti, por duket se do të vlejnë vetëm për statistika, pasi mundësitë që rusët të kthejnë rezultatin në ndeshjen e kthimit janë shumë të vogla. Pas ndeshjes trajneri i ekipit të Dortmund, Klop u shpreh i kënaqur me lojën dhe rezultatin.

“Prisnim një ndeshje të fortë në Rusi, pasi Zeniti ka një ekip të fortë. Jam i kënaqur me lojën e ekipit, pasi treguan karakter në fushë, grindë dhe dëshirë për të fituar. Mund të kishim shënuar edhe shumë gola nëse do të ishim treguar të saktë para portës, megjithatë jemi të qetë pas ndeshjes së parë” përfundoi ai.

Ndërsa Mancehster United ka humbur me Olimpiakos me rezultatin 2-0 duke treguar edhe njëherë se momenti negativ vazhdon dhe se duhet akoma më shumë kohë për të dalë nga kriza. Golat për ekipin vendas u shënuan nga Dominguez dhe Campbell. United ka edhe 90’ për të kthyer rezultatin në Angli.


d.b/shqiptarja.com