Borxhet e biznesit, hyn në fuqi
zgjatja e afatit të faljes së tyre
Ka hyrë në fuqi Udhëzimi i ministrit të Financave për ndryshimet e bëra nga qeveria në ligjin për legalizimin e kapitalit dhe faljen e një pjese të borxhit tatimor e doganor të subjekteve. Udhëzimi ka dalë në numrin e fundit të Fletores Zyrtare.
TIRANË - Ka hyrë në fuqi Udhëzimi i ministrit të Financave për ndryshimet e bëra nga qeveria në ligjin për legalizimin e kapitalit dhe faljen e një pjese të borxhit tatimor e doganor të subjekteve. Udhëzimi, nënshkruar nga ministri Bode, ka dalë në numrin e fundit të Fletores Zyrtare.
Sipas Udhëzimit, e drejta e subjekteve që përfitojnë nga legalizimi dhe falja në përputhje me dispozitat e ligjit të miratuar në Kuvend, pak para mbylljes së legjislaturë, mund të ushtrohet deri në datën 31 dhjetor 2013, ndërkohë që procesi ishte mbyllur më parë në vitin 2012.
Detyrimet tatimore të papaguara nga persona fizikë, subjekte të taksës vendore të biznesit të vogël, theksohet në Udhëzim, që i përkasin periudhës tatimore deri më 31.12.2010, do të falen pa asnjë pagesë.
Në rastet e gjobave për mosdorëzim të deklaratës tatimore, kur tatimi (principali) është zero, falen të gjitha këto gjoba për periudhën deri në datën 31 dhjetor 2010, me kusht që të dorëzohen deklaratat për këto periudha brenda periudhës së zbatimit të ligjit, pavarësisht nga data e kontabilizimit të tyre.
Për tatimpaguesit me status pasiv deri më 31.1.2010, kompensimi me tepricat kreditore për tatim fitimin bëhet pa kërkesën e tyre.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
23.5%
-
Të gabuar
68.8%
-
Nuk e di
7.7%
Vota total: 2414
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mahmutaj për Report Tv: Suel Çela pagoi Artan Hoxhën për të manipuluar informacionet, i ka shtrirë tentakulat deri te gazetarët! Inskenuan kërcënimin
27 Nëntor, 19:20
-
RMV/ Ministri i Drejtësisë thotë se do zbatohen urdhër-arrestet e lëshuara nga Interpol për ish-pjesëtarët e UÇK-së
27 Nëntor, 19:14
-
Evi Kokalari reagon për lirimin e Berishës: Mos u gëzoni kot, s’ka lidhje administrata e Trump! Më intereson investigimi i kullës së malit, për atë më bënë kurban!
27 Nëntor, 19:10
-
Kukës/ Aksident në 'Rrugën e Kombit', përplasen 2 mjete, plagosen 4 persona
27 Nëntor, 19:08
-
Ndërron jetë akitivisti shqiptaro-amerikan Prof. Sami Repishti
27 Nëntor, 19:03
-
Jakin Marena: Berisha ‘xhiroi bosh’ një vit, rikthim në pikën zero, pa kauza e alibi
27 Nëntor, 19:03
-
SHBA/ Kërcënime me bomba ndaj të përzgjedhurve të Trump për kabinetin e ri! Reagon FBI
27 Nëntor, 19:01
-
Me arritjen e marrëveshjes së armëpushimit ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut, vëmendja kthehet në Gazë
27 Nëntor, 18:55
-
U vra me thikë 2 ditë më parë, zbulohet identetiti i shqiptarit në Itali dhe 2 pistat e hetimit mbi ngjarjen
27 Nëntor, 18:48
-
FOTOLAJM/ Presidenca ‘vesh’ dekorin e festave, ndriçohet nga drita shumëngjyrëshe
27 Nëntor, 18:40
-
Falenderoi gjyqtaren që e liroi, por çfarë thoshte Berisha pak ditë më parë për të
27 Nëntor, 18:33
-
‘Drejtësi për Martinin!’ Marshim protestë për sigurinë, por pa bojkot në shkolla
27 Nëntor, 18:22