Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet për Kastriot Ismailajt të akuzuar për vjedhje e pastrim parash në vlerën e 4.6 milion eurove dhe kërkon nga Gjykata e Tiranës dënimin e biznesmenit dhe administratorit të kompanisë DIA.
Burime për Shqiptarja.com nga akuza thanë se njësia task forcë në kryeqytet ka faktuar se Ismailaj ka mashtruar arritur të lidh një kontratë për mbledhjen e borxheve me ish kompaninë Çeke Cez, por këtë kontratë e ka respektuar për pak kohë e më pas lekët e borxheve i ka përvetësuar.
Për llogari të hetimeve prokuroria ka mundur ti sekuestrojë Kastritot Ismailajt afro 4 milion euro në llogaritë bankarë para për të cilat po vazhdon procesi gjyqësorë ku kërkohet konfiskimi për llogari të shtetit.
Vetë Ismailaj i ka mohuar akuzat por paçka kësaj Prokuroria tashmë ka mbyllur hetimet dhe ndaj biznesmenit rëndojnë 3 akuza, Vjedhje, falsifikim dokumentash dhe pastrim parash. Prokurorët kanë mundur të faktojnë gjatë hetiemve dhe faktin se Ismailaj një pjesë të parave i ka tranferuar jashtë vëndit në zonat e njohura si parajsa fiskale dhe vec DIA-s ai kish krijuar dhe disa shoqëri të tjera tregtare të cilat i përdorte për transfertat e parave në bankat e nivelit të dytë në Shqipëri.
Kastriot Ismailaj u arrestua rreth një vit më parë në lidhje me cështjen DIA, ndërsa ai vetë në gjyq ka deklaruar se paratë e tij janë me burim të ligjshëm pasi janë sjell në shqipëri me banka dhe jo me canta.
Redaksia online
(s.m/shqiptarja,com)
/Shqiptarja.com

ARKIV/Të gjitha lajmet për Ismailajn">