Borxhet e mbartura të Bashkive dhe Ministrive 10,5 mld lekë! Investime pa pasur fonde, Kavaja rekord, Tirana i përgjysmon për 9 muaj

Investime pa pasur fonde në dispozicion dhe largime të padrejta nga puna. 

Këto dy veprime të institucioneve qendrore kanë rritur borxhet e prapambetura gjatë verës së këtij viti. 

Borxhet e ministrive, Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Presidencës u rritën me 1.2 miliardë lekë nga qershori deri në fund të shtatorit 2024. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave borxhet e pushtetit qendror arritën në 7 miliardë lekë në fund të shtatorit nga 5.7 miliardë lekë që ishin në qershor. 

Mbi 3.6 miliardë lekë ministritë i kanë borxhe vetëm për investimet që kanë nisur dhe që nuk i kanë paguar. Pra privati ka bërë investimin por institucionet nuk i kanë likuiduar.

Pas investimet, janë detyrimet për vendimet gjyqësore që janë rritur nga 1.4 miliardë lekë në qershor në 2.1 miliardë lekë në muajin shtator. Shkak kryesor në këtë zë detyrimesh janë largimet e padrejta të punonjësve nga puna nga ministritë, duke bërë që punonjësit ti drejtohen gjykatave dhe të fitojnë përballë shtetit.

Më shumë se gjysma e borxheve mbahet nga Ministria e Infrastrukturës me 4.8 miliardë lekë, ndjekur nga Ministria e Brendshme me 646.3 milionë lekë, e Mbrojtjes me 631.8 mln lekë dhe Ministria e Shëndetësisë me 214.9 milionë lekë.

Sa i takon pushtetit vendor, borxhet janë reduktuar lehtë nga 4.2 miliardë lekë në qershor në 3.5 miliardë lekë në fund të shtatorit. Pra në total ministri e bashki kanë 10.5 miliardë lekë borxhe. 

Tek Bashkitë ulja më e fortë e detyrimeve është regjistruar tek investimet nga 1.9 miliardë lekë në qershor në 1.3 miliardë lekë në shtator 2024. Kjo tregon një qasje më të kujdesshme të bashkive sa i takon investimeve. Po ashtu pushteti vendor ka reduktuar borxhet për vendimet gjyqësore, por i ka rritur lehtë sa i takon kategorisë së shërbimeve dhe mallrave.

Katër bashkitë që mbajnë peshën më të madhe të borxheve janë Kavaja me 751 milionë lekë, ndjekur nga Tirana me 525.1 milionë lekë, Vora me 272.8 milionë dhe Pogradeci me 261.7 milionë lekë detyrime.

Gjatë tremujorit të tretë të këtij viti është vërejtur një përshpejtim i fortë i uljes së borxheve nga Bashkia Tiranë kryesisht, pasi në nisje të vitit kryeqyteti kishte mbi 1.1 miliardë lekë borxhe, ndërsa në fund të shtatorit vlera u përgjysmua.

Shpesh në komisionet parlamentare, kryetarët e bashkive kanë kërkuar nga qeveria që këto borxhe të zerohen pasi nuk kanë aftësi për t’i shlyer sepse shumica është krijuar që në kohën e reformës së vjetër territoriale. Pra detyrime të trashëguara nga ish-komunat.

DETYRIMET E PRAPAMBETURA: 
-Institucionet qendrore          7.001 mln lekë
-Pushteti vendor                    3.550 mln lekë
-Totali                                   10,551 mln lekë
BORXHET E BASHKIVE SIPAS KATEGORISË:
                                       Qershor 2024           Shtator 2024
-Investime                      1.933 mln lekë           1.395 mln lekë
-Shërbime                      530.1 mln lekë            538.2 mln lekë
-Vendime gjyqësore       375.6 mln lekë           320.8 mln lekë
-Mallra                            163.3 mln lekë          174.7 mln lekë
BASHKITË ME BORXHE: 
-Bashkia  Kavajë        751 mln lekë
-Bashkia Tiranë        525.1 mln lekë
-Bashkia Vorë            272.8 mln lekë
-Bashkia Pogradec    261.7 mln lekë
BORXHET E MINISTRIVE SIPAS KATEGORISË: 
                                       Qershor 2024           Shtator 2024
-Investime                      3.131 mln lekë           3.675 mln lekë
-Vendime gjyqësore       1.446 mln lekë          2.155 mln lekë
-Shërbime                      120.7 mln lekë           165.6 mln lekë
-Mirëmbajtje                  218.6 mln lekë           218.6 mln lekë
BORXHET E MINISTRIVE: 
-Ministria e Infrastrukturës              4,804 mln lekë
-Ministria e Brendshme                   646.3 mln lekë
-Ministria e Mbrojtjes                     631.8 mln lekë
-Ministria e Shëndetësisë                214.9 mln lekë
 

A.Q/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 11:38

    Buxheti 2025, a duhet pranuar amendamenti i PD-së për minimumin jetik?



×

Lajmi i fundit

Vrojtimi i BSH/ Ndërtimi optimist, rritet kërkesa për prona! Turizmi ‘pesimist’, ndikoi rënia e ‘bumit’ të sezonit veror! Besimi në ekonomi u ul me 0,4% në Nëntor

Vrojtimi i BSH/ Ndërtimi optimist, rritet kërkesa për prona! Turizmi ‘pesimist’, ndikoi rënia e ‘bumit’ të sezonit veror! Besimi në ekonomi u ul me 0,4% në Nëntor