Ekipi i Tiranës është përfshirë në një krizë totale duke filluar nga mungesa e të ardhurave për të likuiduar pagat e prapambetura të futbollistëve, problemet ligjore me shumë futbollistë që janë larguar dhe e kanë hedhur në gjyq dhe deri te menaxhimi i merkatos për ndërtimin e ekipit për pjesën e mbetur të kampionatit.
Pas shumë protestave të futbollistëve dhe bojkotit të stërvitjes, dje administratori Tagani realizoi një takim me trajnerin e ekipit bardheblu Tafaj. Në takimin është diskutuar pagat e futbollistëve cështje e cila është primarja për momentin.
Në përfundim të takimit, Tafaj mësohet se ju ka premtuar futbollistëve që do të likuidohen përpara festave të fundvitit. Në rast se detyrimet nuk do të likuidohen, Tirana është në prag të shpërbërjes së plotë.
Mbrojtësi Erion Dushku për gazetën "Shqiptarja.com" deklaron se" Sot na u premtua se detyrimet do të likuidohen brenda javës së ardhshme. Unë do ta pres Tiranën edhe një javë, nëse nuk realizohen premtimet do të largohen" shprehet Dushku. Mbrojtësi kërkohet nga Flamurtari, Vllaznia, por edhe disa ekipe të tjera.
dylber balla
/Shqiptarja.com