Pagesa bëhet në kuadër të strategjisë së qeverisë Rama për të shlyer çdo detyrim të shtetit ndaj privatit, jo vetëm se kështu zbatohet ligji, por edhe si e vetmja mënyrë për të hapur rrugën për kompanitë që të rifillojnë aktivitetin e tyre, shpesh të ndërprerë për mungesë likuiditeti si pasojë e mospagesës së faturave nga ana e qeverisë së mëparshme.
Në listë janë mbi 420 subjekte, të cilave shteti tashmë u ka njohur detyrimin. Detyrimet e shtetit deri më 31 dhjetor 2013 llogariten me një vlerë 85 milionë dollarë. Te rimbursimi i TVSH, ministria njofton se ka avancuar duke mbyllur 2013-n pas rakordimin me drejtorinë e Tatimeve në lidhje me detyrimet që ka biznesi.
Shkrimi u publikua sot (19.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)