Duke folur për agjencinë Reuters, Cani tha se, borxhi i qeverisë për bizneset arrin në $ 720 miliona dollarë dhe daton që nga vitit 2005. Ky borxh është i barabartë me 5.3 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Pjesa më e madhe e këtij borxhi është ndaj kompanive që kanë punuar në ndërtimim e e rrugëve, shkollave dhe spitaleve. Ministri Cani ka deklaruar se, ritmi i pagesave tani do të jetë rreth 35 milion $ çdo javë, duke filluar nga muaji prill. Ndërkaq pjesa e mbetur prej 370 milionë dollarëshe do të paguhet në vitet e ardhshme.
Ministri Cani ka deklaruar se, qeveria Rama është e vendosur të miratojë një fond 3-vjeçar prej 455.9 milionë dollarë, që është një marrëveshje kredie me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN).
Ai ka thënë Shqipëria është duke pritur për kredi të tjera të huaja këtë vit. Kredia e FMN do të pasohet nga 200 milion dollarë që është një financim nga Banka Botërore dhe do nisë në maj. Shqipëria gjithashtu është duke negociuar një kredi prej 68.9 milionë dollarësh edhe me Komisionin Evropian.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)