TIRANE - Djali i një biznesmeni të naftës në Tiranë është kërcënuar me armë nga dy persona, pasi u kishte marrë një shumë prej 1 mijë euro borxh. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në Tiranë, në rrugën “Mine Peza”. Sipas policisë, djali i biznesmenit Iljas Fisheku, 23 vjeçari Andi Fisheku, pasditen e së djelës është kërcënuar me armë nga Dejvis Rustemaj dhe Anxhelino Çervanaku, të cilët tashmë janë shpallur në kërkim nga policia.

Dy të kërkuarit i kanë prerë rrugën 23 vjeçarit i cili ndodhej i vetëm dhe duke e kërcënuar me armë në kokë i kanë kërkuar atij shumën e parave që ai u kishte marrë borxh pak kohë më parë. Më pas, sipas deklaratës që Fisheku ka bërë në polici, mësohet se autorët e ngjarjes e kanë kërcënuar atë se nëse nuk do të dorëzojë shumën prej 1 mijë euro brenda kësaj jave, ai do të vrite. Pas kësaj, dy personat e armatosur janë larguar prej andej me një makinë, ndërsa vetë 23 vjeçari, Andi Fisheku është paraqitur në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë për të bërë denoncimin. Ai ka deklsaruar në polici se i njihte dy personat që e kishin kërcënuar, si dhe ka treguar emrat e tyre. Lidhur me këtë, policia po punon për gjetjen dhe vënien në pranga të dy autorëve të kanosjes.

Dëshmia
Burime nga Policia e Tiranës, bënë me dije se djali i biznesmenit, 23 vjeçari Andi Fisheku ka pranuar se u kishte marrë para borxh dy djemve. I pyetur nga grupi hetimor, djali ka deklaruar se shumën e lekëve e ka kërkuar para pak kohësh, duke mos dhënë një arsye se për çfarë i ishin dashur apo se për çfarë i kishte harxhuar ato. “Dy djemtë që më kërcënuan i njoh prej disa kohësh, pasi u kam marrë edhe disa para borxh. U kam thënë se do ja u ktheja në kohë ato. Por, sot (pardje) më kanë zënë rrugën dhe më kanë kërcënuar duke më vënë në kokë pistoletën dhe nëse unë nuk ua jap brenda një jave paratë që u kam marrë borxh, ata do të më vrasin”, mësohet të ketë deklaruar në polici 23 vjeçari Andi Fisheku. Më pas, ai ka shtuar më tej se ndihet tepër i frikësuar nga kjo gjë, dhe ka kërkuar ndihmën e policisë për të gjetur sa më parë dy personat që e kishin kërcënuar.

Kanosja
Dy persona të cilët tashmë janë shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, pasditen e së djelës, në rrugën “Mine Peza” kanë kërcënuar me armë 23 vjeçarin, pasi ky i fundit u kishte marrë para borxh

Borxhi
Andi Fisheku, pak kohë më parë u kishte marrë borxh një shumë prej 1 mijë euro dy personave të armatosur. Fisheku ka deklaruar se nëse nuk do të paguajë paratë brenda një jave, ata do ta vrasin.

*Shkrimi u botua ne gazeten print Shqiptarja.com

Redaksia Online
(b.h/Shqiptarja.com)