Borxhi 500 mijë lekë dhe dyshimet se kishte lidhjen me gruan e kushëririt...zhduket 29-vjeçari (Biseda e dyshimtë në Instagram)

TIRANË- Dyshohet se u nxor në pritë dhe më pas u zhduk 29-vjeçari nga Fieri. Fatjon Myrtaj ka që më datë 16 shtator, pasi u nis drejt Vlorës humbi gjurmët. Dyshohet se ai është rrëmbyer, pasi një kushëri i largët me emrin Ledjon Myrtaj, i ka kërkuar të nisen drejt qytetit bregdetar me porosi të Perlat Myrtaj. Me këtë të fundit Fatjoni binte gjithashtu kushëri, ndërsa pak kohë më parë nusja e nipit të Perlatit, i kishte dhënë Fatjonit 5 milion lekë borxh, pa dijeninë e familjes.

Ky borxh u kthye në mollën e sherrit, ndërmjet 2 familjeve, asaj të Fatjonit edhe të Perlatit. Ky i fundit e ka nip bashkëshortin e gruas, që i dha paratë borxh Fatjonit. Borxhi nga gruaja e kushëririt ka qenë arsyeja që debatet kanë vijuar, ndërsa dyshohet se Fatjoni të jetë rrëmbyer nga ky borxh që nuk e ktheu.

Nëna e tij, Farie Myrtaj në studion e Report Tv ka rrëfyer bisedën e fundit me djalin dhe dyshimet që ka për zhdukjen e tij.

"Nusja e nipit i kishte dhënë një shumë parash djalit, ajo thotë 5 mln. Pyetëm çunit, ai thotë 400 mijë lekë. I vajta kunatit dhe i thashë do "ia paguajë unë lekët". Morën ca toka afër detit dhe punonin shoferë. Vjen ky tjetri dhe i them "do hash bukë" ai më thotë "jo"s se do iki. Erdhi, çuni i madh ishte prekur. Se dhe te zyra e nipërve u kishte rënë dy herë të fikët. Kur shkoj në dhomë e shoh që ishte akull. E pyes ca kishte, ai s'më tregonte. Më tha mua "Toni (Fatjoni) i ka marrë lekët, i ka kërkuar asaj lekë dhe ajo ia ka dhënë, për 5 mln". Shkoj te vjehrra, siç më tha çuni i madh për të kërkuar falje. Morëm lekët, se djali i madh kishte disa rroga pa marrë. "Më tha ai të helmohet vetë, se nuk e vrasim. Jo vetëm për lekët, por edhe se dyshohej se kishte lidhje me nusen". (Nusja është divorcuar) Ka shkuar në Vlorë nga rika tek e dashura, e ka mbajtur ajo. Në telefonatën e fundit cuni më tha "Ca po bën, pse qan. Më tha do ta rregullojmë këtë punë dhe e mbylli". Darkën e kanë ngrënë në Fier, aty dyshohet se i kanë hedhur helm në ushqim ose drogëra të forta", tha nëna e tij. 

Dyshimet janë se ai ka pasur edhe lidhje me nusen e kushëririt, ajo që i dha lekët, por Fatjoni e mohonte.

"Toni më thoshte që nuk janë të vërteta fjalët që dëgjon. Ka mjeko ligjor dhe shikoni nëse kam gisht te ajo nusja i "futem varrit të babit i gjallë", tha motra në studion e Report Tv.

Fakti se Fatjoni kishte shkuar në Vlorë, bashkë me kushëririn e tij Ledjonin u zbulua nga i vëllai Sajmiri, i cili dëgjoi bisedën e bërë në audio nga Instagrami, se të dy kushërinjtë kishin udhëtuar drejt Vlorës. Sajmiri bën denoncimin në polici, ndërsa ka më shumë se dy muaj që nuk dihet asgjë për fatin e 29- vjeçarit nga Fieri.

Audio që zbuloi vëllai nga Instagrami

Lajdon Myrtaj- Hë re, çfarë bëre ? Ore i takova unë ata çunat, bëra muhabet me ata po dale se po rregulloj një muhabet tjetër, se ka gjetur një diçka këtu, po nuk rregulluam gjë këtu do vijmë poshtë. Tani jam me ata çunat, po nuk u bë gjë këtu do vij poshtë në Rrënxë për Shqipëri dhe do takohemi aty, pastaj të flasim nga afër çfarë do bëjmë. Ore vëlla më dëgjo këtu. Është një muhabet me këta shokët, janë 100 mijë euro për të bërë. Janë 3 çuna dhe unë katër.Të vij un aty dhe bëjmë muhabete të sakta ? Nesër në mëngjes do të nisem unë dhe takohemi që të flasësh me këta cunat.

Nuk kam thënë asgjë nga shtëpia, që do vij në Shqipëri. Mos na shikojë njeri në Fier se unë do të ngjitem prapë lart  të takoj ty dhe ngjitemi bashkë ne.

Fatjon Myrtaj (I humburi)-Ku do takohemi ?

Lajdon Myrtaj (Që e nxori në pritë)- Nuk do të takohemi në Fier, takohemi aty në një  vend ku je ti,  të vij unë aty bëjmë muhabet  dhe ikim direkt. Po mbaj lekë këtej, se nuk kam çuar asnjë lekë në shtëpi. Vetëm më thuaj ku je dhe vij unë dhe ikim direkt lart.

Lajdon Myrtaj (Që e nxori në pritë)-C’punë kam unë me njerëzit o vëlla. Po pati punë andej ikim direkt andej. Po nuk pati s’ke çfarë bëjmë. Ç’punë kemi me njerëzit ne, as kam folur me njeri, as ti mos fol andej.

Fatjon Myrtaj (I humburi)-Në orën 9 mora leje , nisem në orën 10 dhe vij direkt. Do vij unë do hamë aty dhe do ikim direkt në Vlorë do marrim atë porosinë dhe po marrëm atë porosinë në Vlorë do na çojë njeri deri në Kukës, po nuk na çoi ai do ikim me autobus.

Lajdon Myrtaj (Që e nxori në pritë)-Ku je ?

Fatjon Myrtaj (I humburi)-Jam te lokali këtu te Pajtimi.

Lajdon Myrtaj (Që e nxori në pritë)-Ku do hamë ?Do hamë aty te ulliri se po vij.

Fatjon Myrtaj (I humburi)-Hajde se jam këtu te Pajtimi, shkojmë hamë te ulliri, pijmë ndonjë birrë të ftohtë se jam pa ngrënë. I marrë në pyetje nga policia e Fierit, Ledjoni e ka pranuar se ka nxjerrë në pritë 29 vjecarin me kërkesë të Perlatit kundrejt 1500 eurove.

Ledjoni ka dëshmuar para bluve të qytetit se Fatjonin e kanë pritur 4 persona. Sipas të njëjtës dëshmi, me t’ia dorëzuar porositësit, Fatjonit ia kanë marr telefonin celular, ndërsa kanë qenë ata që i kanë shkruajtur vazhdimisht familjarëve në emër të Fatjonit, për të humbur gjurmët e këtij të fundit, duke pohuar se ishte mirë dhe se do të qëndronte për disa kohë larg.

3 ditë pasi u largua nga shtëpia, telefoni i të riut fierak rezultoi i fikur. Dy personat, Ledjoni i cili e nxori në pritë dhe porositësi Perlat Myrtaj e akuzuar nga familja si rrëmbyesit e të riut fierak ndodhen në paraburgim. Çështja është ende nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ndërkohë që nuk ka ende asnjë gjurmë për fatin e Fatjon Myrtajt.

Një telefonatë e mirë nga Vlora tregon se e ka parë Fatjonin në një kafe në periferi të Vlorës.

"Kam qenë në punë në lokal, afër lagjes së Flamurit, në periferi të Vlorës. Rreth datës 3-4 shtator. Kam dëgjuar pak bisedën. I thoshte "kujdes se tek ky lokal ka kamera". Kam dëgjuar që "fajin e ka ajo, se ajo ka dorëzuar lekët, por nuk i kemi thënë asgjë as motrës dhe as nënës". Ishte hera e parë që vinte në lokal se ishte shumë i trembur", tha zonja në telefon.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar