Borxhi i Shtetit,
konsultime me bankat
Nga miratimi i strategjisë për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura, nuk do të jenë vetëm sipërmarrjet, të cilat do të përfitojnë.
TIRANE- Nga miratimi i strategjisë për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura, nuk do të jenë vetëm sipërmarrjet, të cilat do të përfitojnë. Gjithashtu, do të përfitojnë edhe bankat, të cilat janë në vështirësi nga kreditë me problem (NPL). Kështu deklaroi dje ministri Cani, përpara drejtuesve të bankave. Shqipëria është një nga vendet me nivelin më të lartë të kredive të këqija, duke tejkaluar shifrën 25%. Kjo do të thotë se 1 në 4 kredi ka një mundësi të lartë, që të mos shlyhet nga kredimarrësit. Kjo për shkak të mungesës së kreditimit.
TakimiNë mënyrë që të hartohet një strategji sa më efikase, për sa i përket kesaj problematike të ekonomisë së vendit, kreu i Finacave, Shkëlqim Cani, zhvilloi ditën e djeshme një takim me krerët e bankave në Shqipëri dhe i ftoi ata të bashkëpunonin për të arritur në një strategji të përbashkët efikase. Ministri Cani, priti në ambjentet e dikasterit, që ai drejton, drejtuesit e bankave të Shqipërisë. Në diskutim u trajtuan çështjet që lidhen me kreditë me problem (NPL), për mënyrën e pagesës së përmbaruesve për ekzekutim të kolateralit, ndryshimet në ligj për trajtimin fiskal të heqjes së NPL-ve nga bilanci, për kreditimin e ekonomisë, për ndikimi që do të japë shlyerja e detyrimeve të prapambetura në ekonomi, si edhe kreditimin e ekonomisë.
BankatGjatë këtij takimi, nga ana e tyre, përfaqësuesit e bankave u shprehën optimistë se, nisma e Qeverisë për të shlyer detyrimet e prapambetura, do t’i jepte ekonomisë shqiptare një frymarrje. Gjithashtu, ata shprehën optimizëm për nënshkrimin e marrëveshjes së Qeverisë me FMN-në, duke theksuar se kjo tregon një rritje të besimit kundrejt ekonomisë së vendit.
VeprimtariaPuna kryesore e Ministrisë së Finacave po përqendrohet në shlyerjen e detyrimeve ndaj kompanive, të cilat janë kontraktuar nga Qeveria, për të kryer punë publike dhe shërbime. Në kuadër të këtij procesi, pritet që nga muaji mars i këtij viti, Fondi Ndërkombëtar Monetar (FMN) të nënshkruajë marrëveshjen me Qeverinë për dhenien e një huaje prej 350 milionë USD, të cilat kryesisht do të përdoren për shlyerjen e detyrimeve ndaj sipërmarrjeve.
Shkrimi u publikua sot (13.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.9%
-
Jo
62.4%
-
Deri diku
5.7%
Vota total: 2317
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjermania do të ridislokojë sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot në Poloni
29 Nëntor, 16:22
-
Moti i keq/ Shi dhe reshje bore, policia thirrjeve drejtueseve të mjeteve: Kujdes në qarkullim! Firmat kontraktore po punojnë për pastrimin e rrugëve
29 Nëntor, 16:07
-
Shefi i spiunazhit të Britanisë: Rusia po kryen fushatë sabotuese në Europë
29 Nëntor, 16:02
-
Real Madridin e ndjek tersi, pas humbjes me Liverpool i përplaset edhe autobusi (VIDEO)
29 Nëntor, 15:59
-
Moti i keq/ Reshje shiu në mbarë vendin, në zonat malore borë! Gurë e inerte në rrugë, ARRSH: Kujdes në qarkullim
29 Nëntor, 15:56
-
Libri, fakte të reja në 'Të rënët e Luftës së II Botërore'! 28 mijë dëshmorë? Studimi me shifra të reja! Rama: Historinë e shkruan fitimtarët! Nika: Koha që historia të shkruhet pa emocione e censurë
29 Nëntor, 15:30
-
Hyn në fuqi vendimi! Bonusi i fundvitit tërhiqet nga java e dytë e dhjetorit deri në fund të qershorit 2025! Më pas 'digjet'
29 Nëntor, 15:28
-
Superliga/ Java e 15-të nis me surpriza, Bylis mposht 1-0 Vllazninë në Ballsh! Të diel spikat derbi Tirana - Partizani
29 Nëntor, 15:23
-
Kuvendi një ditë pa "zhurmë" e molotovë! Fëmijë e të huaj në karriget e ligjvënësve: Mos harroni nga vini!
29 Nëntor, 15:13
-
U arrestua në Rinas, FOTO e turkut të dyshuar si kreu i trafikut të heroinës nga Irani në Europë
29 Nëntor, 14:56
-
KKT miraton lejen për ndërtimin kullave të reja në Tiranë, mes tyre 'Lift Tower' ku do vendoset Kadastra
29 Nëntor, 14:50
-
Keni flokë të yndyrshëm edhe pas larjes? Ky është gabimi që po bëni
29 Nëntor, 14:46