Borxhi publik, FMN e shqetësuar: Mund të arrijë në 80% të PBB më 2020

Borxhi publik, FMN e shqetësuar: Mund të arrijë në 80% të PBB më 2020

Kryeministria

FMN lajmëron se Shqipëria nuk ka mundur të mbajë angazhimet për uljen e borxhit publike. Sikur situata të mirëmenaxhohet dhe të gjithë treguesit makro të jenë në ekuilibër borxhi i vendit nuk do të mund të bjerë nën 60 % të Prodhimit të Brendshëm bruto (PBB) para vitit 2023.

Por Fondi parashikon në skenarët e stresit për borxhin se goditjet makrofiskale mund të çojnë detyrimet publike në 80 për qind të PBB-së deri në vitin 2020.

Sipas fondit, dobësitë kyçe pasqyrojnë (i) nevojat e larta të rifinancimit (20 përqind e PBB-së në 2018), pasi rreth dy të pestat e borxhit të brendshëm të qeverisë qendrore ishin afatshkurtra në fund të vitit 2017; (ii) rritja e ekspozimit neto ndaj kursit të këmbimit, pasi përpjekjet për të zëvendësuar borxhin e brendshëm afatshkurtër me huamarrjen e jashtme afatgjatë shtojnë ekspozimin ndaj rreziqeve të kursit të këmbimit; dhe (iii) një varësi nga bankat kombëtare, duke pasur parasysh mungesën e investitorëve jobankarë, përqendrimin e mbajtjes së borxhit në disa banka të mëdha vendase dhe ekspozimin e lartë të bankave ndaj obligacioneve qeveritare (25 për qind e totalit të aktiveve), për shkak të mundësive të kufizuara të kreditimit.

Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerëson se edhe niveli 60% i borxhit është një rrezik i madh për shkak të nevojave të larta për rifinancimin e tij. Borxhi në këtë nivel cenohet lehtë nga goditjet makroekonomike që vijnë nga rritja e ngadaltë, inflacioni i ulët, paqëndrueshmëria e normave të interesit dhe kushtet e tregtisë ve ne dukje FMN.

Përveç kësaj, mbështetja e madhe e borxhit të brendshëm në sektorin bankar (bankat zotërojnë 60% të borxhit të brendshëm publik në fund të vitit 2017) paraqet rrezik duke pasur parasysh lidhjen sistemike midis bankave tregtare dhe detyrimeve sovrane. Rreziku i financimit është përkeqësuar nga përqendrimi i lartë i borxhit i brendshëm në disa banka vendase.

Borxhi publik sipas parashikimeve të skenarit bazë është i ndjeshëm ndaj një sërë rreziqesh që dalin nga profili të financimit. Edhe pse qeveria shqiptare ka nisur zgjatjen e afateve të maturimit rreziqet e rifinancimit mbeten të larta, pasi rreth dy të pestat i borxhit të  qeverisë qendrore ishte afatshkurtër në fund të vitit 2017.

Rreziku i normës së interesit do të jetë më i lartë për shkak të normave të interesit në rritje. Megjithatë, mungesa e një tregu sekondar likuid dhe preferenca e bankave për të mbajtur borxhin deri në maturim ulin disi rrezikun nga normat e interesit.

Një faktor tjetër lehtësues konsiderohet rritja e financimeve nga donatorët e jashtëm. Së fundmi rreziku nga kursi i këmbimit do të rritet me zgjerimin e borxhit në valutë, por niveli i kënaqshëm i rezervave ndërkombëtare të Shqipërisë i zbeh këto rreziqe.

Skenarët alternativ të borxhit marrin në konsideratë rreziqet ndaj skenarit bazë nëse rriten ndjeshëm normat e interesit dhe nëse rritja ekonomike dobësohet. Rreziqet kryesore lindin nga rritja ekonomike e ngadaltë e kombinuar me një rritje të mprehtë të normave e interesit lajmëron Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Sipas skenarëve alternativ deri në vitin 2023, borxhi publik do të ishte rreth 73 për qind e PBB-së. Megjithatë FMN shprehet se skenari bazë mbetet realist. Ai përfaqëson një parashikim duke reflektuar ecurinë e historike të borxhit dhe angazhimet e qeverisë./Monitor/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 23/05/2018 13:14

    Hera e oara qe i jap te drejte FMN , se per norxhin jo vetem do rritet por mund te dhkoj ne keq . Me Ahmetajn minister financash Shqiperia do falimentoj . Si ka mundesi qe rriten te ardhurat dhe borxhi nuk ulet . Aresyeja duhet gjetur tek vet Rama qe me PPP do te coj financat ne kolaps . Pse nuk shlyen kredite e mars duke ulur investimet pa rentabilitet . Kush e keshillon Ramen per ginancat eshte armik i vendit . Pa ulur borxhin nuk ka mireqenie .

    Përgjigju
  • Kafsha: 23/05/2018 12:24

    Është vjedhur kaq shumë këta 28 vjet nga fëmijët e ish kapterrave e spiunëve fundërrina të PPSH-së që zaptuan vendin duke e kthyer në çiflik të tyre ashtu siç bënë baballarët e tyre që i sherbyen diktaturës, sa borxhi do të jetë në b*thë të shqiptarëve të shkretë dhe të fëmijëve të fëmijëve të tyre. Të na rrojnë HÁLET!

    Përgjigju
  • Anonim: 23/05/2018 10:26

    Na vjen keq FMN por ne kemi kohe qe kemi falimentuar si shtet ...... ju e dini por keni bere sikur nuk kuptoni se keni leverdi ta bleni shqiperin per nje cop buk

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan