Nëntëmujori i këtij viti është mbyllur me ulje të borxhit publik, në shifra historike. Raporti i fundit i Ministrisë së Financave tregon se në fund të shtatorit borxhi publik ishte sa 53.4% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, në rënie krahasuar me 54.2% që rezultoi vjet.
Borxhi publik raportohet në rënie si përqindje në raport me PBB-në, pasi është rritur prodhimi kombëtar. Por përkthyer në vlerë borxhi i vendit përllogaritet në 14 miliardë euro, dhe këtu, shënon rritje me 510 milionë euro krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Rritja e borxhit në vlerë është ndikuar më së shumti nga marrja e eurobondit 650 milionë euro në fillim të këtij viti.
Por, borxhi do të ishte edhe më i lartë nëse monedha kombëtare nuk do të ishte forcuar. Zhvlerësimi i valutave dhe kryesisht i euros e ka bërë më të lirë borxhin e huaj, për shkak se këstet e shlyerjes së tij kanë qenë më të ulta.
Ministria e Financave thotë në relacionin e rishikimit të buxhetit 2025, se vetëm nga zhvlerësimi i valutave, janë kursyer 107 milionë euro, interesa e ripagesa të borxhit që janë marrë në monedhë të huaj.
Borxhi publik i Shqipërisë është i përqendruar kryesisht për mbështetje buxhetore, për sektorin e transportit, energjisë elektrike dhe për ujësjellës kanalizime.
Komente









Shqipëria duhet te marre nje borxh 2026-2027 rreth 500 mil € dhe ti investoje ne Metro ! Metro St TRENIT - Paskuqan - Kamez UBT - Kamez Qender kjo metro e rrit GDP e zonave me rreth 17-34% dhe e fut ne qytetet serioze Tiranën super metropol ! Per 7-8 vite ky borxh per metrone I nxjer leket e saj me plot plus fitime !
Përgjigju