Borxhi publik, Fullani kundër
Berishës: Duhet rregull i ri fiskalOpozita: Me çfarë pasojash? 

Borxhi publik, Fullani kundër <br />Berishës: Duhet rregull i ri fiskalOpozita: Me çfarë pasojash? 
TIRANE - Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë duket se nuk i ka pëlqyer vendimi i Qeverisë për të hequr kufirin prej 60% të borxhit për vitin e ardhshëm, pa vendosur një tjetër limit.

Gjatë një konference për shtyp, Fullani apeloi politikën për një rregull të ri fiskal, që përveçse të japë fleksibilitet në momente të vështira, të ofrojë edhe besueshmërinë për të cilën kanë nevojë investitorët.

“Një zgjidhje e domosdoshme, që natyrisht nuk është çelësi magjik. Sipas Bankës së Shqipërisë është një rregull i ri fiskal. Në këtë mënyrë i bëj një ftesë të hapur politikës shqiptare të ulet dhe të konkludojë me një rregull fiskal i cili do të jetë një instrument mjaft i rëndësishëm për stabilitetin afatgjatë të borxhit. Do të jetë një dritare me të gjitha fliksibilitetet e saj në rastet kur parashikohen ndërhyrje për situata të jashtëzakonshme dhe tejkalime, por njëkohësisht do të jetë një garanci për investitorët e brendshëm dhe të huaj përsa i përket transparencës”, tha Fullani.

Guvernatori tha se Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mos ndryshojë normën e interesit duke e mbajtur atë në 4%. Kredia për sektorin privat ka vazhduar të ngadalësohet, tha Fullani, ndërsa bizneset dhe individët vazhdojnë të hezitojnë në investime. Fullani gjithashtu i bëri thirrje konsumatorëve që të jenë më realist në shpenzimet e tyre.

(i.m/Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?