Djali i Sali Lushajt, Arkimedi, i cili së fundmi u bë edhe anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, ka shpalosur idetë e tij të reja në nisje të rrugës së politikës. I njohur edhe me emrin artistik Stresi, ai tha për “Shqipëria Live” se ka ambicie anëtarësimin e sa më shumë të rinjve dhe e quan veten “spartan të PD.”
Ajo që bie në sy është edhe ndryshimi i këndvështrimit lidhur me jetën private. Ndryshe nga lidhja e tij e shkuar me një vajzë që nuk i përkiste jetës publike, Stresi thotë se bashkëshorten tani e do politikane.
“Po merrem me muzikë dhe me postin e ri si anëtar i Këshillit Kombëtar të PD. Iniciativën e mora vetë, kam një periudhë shumë të ngarkuar. Që në ditën që jam zgjedhur anëtar i Këshillit Kombëtar, kam nisur punën me elektoratin tim. Dua të anëtarësoj sa më shumë të rinj me PD.
Vij me strategji, jam strateg. Familja ime janë të anëtarësuar me PD që nga viti 1991, unë kam nisur që në klasë të katërt. Te kjo foto ku unë jam krah Berishës. Unë jam spartani i PD dhe nuk i kam shitur asnjëherë idealet e mia.
Unë shkoj në seli çdo ditë. Takoj njerëzit aty, më presin shumë mirë, diskutojmë. Unë jam për rininë, nuk premtoj çudira për ta, por do të jem zëri i tyre dhe me ta. Berisha ende nuk më ka dhënë këshillë, pres ta takoj me padurim, kam bërë kërkesë që ta takoj dhe i premtoj se do të bëjmë gjëra të mira. Babai im është njeriu më krenar për mua. Jam beqar, nusen e ardhme e dua politikane, serioze”, tha Arkimed Lushaj.
Komente












Shume mire e ka per nusen. Po shkon mallkimi i popullit atje ku duhet. Gjerat po shkojne ne drejtimin e duhur. Urime ciftit, dhe ishalla nusja te jete e majte nga PS dhe jo nga e majta PD.
Përgjigju