Borxhi publik, mazhoranca
miraton e vetme, hiqet kufiri ligjo
Komisioni i Ekonomisë në Kuvend ka dhënë dje dritën jeshile, vetëm me votat e mazhorancës, për heqjen e kufirit të parashikuar me ligj të raportit borxh publik/PBB në masën 60 për qind
TIRANE - Pavarësisht nga kundërshtimet e opozitës dhe paralajmërimet e shumta të ndërkombëtarëve, qeveria solli në Kuvendin e Shqipërisë propozimin për ndryshimin në ligjin organik të Buxhetit të Shtetit, që parashikon një raport midis borxhit publik në total të vendit me Prodhimin e tij Bruto në kuotën e 60 përqindëve. Sipas projektligjit qeveritar, ky kufi nuk modifikohet në një shifër më të lartë, por thjesht hiqet, duke i dhënë mundësi Ekzekutivit të marrë kredi pa asnjë problem ligjor dhe pa pyetur parlamentin për një gjë të tillë.
Propozimi i qeverisë parashikon shfuqizimin e paragrafit të fundit të nenit 58 të ligjit për menaxhimin e sistemit buxhetor, ku përcaktohet se niveli i borxhit nuk duhet të jetë më i lartë se 60 për qind. Miratimi i heqjes së kufirit ligjor të borxhit mund të bëhet me shumicë të thjeshtë nga mazhoranca, çka nënkupton se konsensusi parlamentar nuk është një domosdoshmëri. Që pa marrë miratimin e parlamentit, në fakt, në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm parashikohet që borxhi të rritet deri në nivelin e 62.6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Ndërkohë, zv.ministri i Financave Nezir Haldeda, i pranishëm në seancë, vuri në dukje se që këtë vit parashikohet që borxhi të arrijë në 60.5 për qind.
Deputetët e opozitës janë shprehur kundër këtij ndryshimi për nivelin e borxhit publik, duke e cilësuar atë si të rrezikshëm.
Nënkryetare e këtij komisioni, Mimi Kodheli, kërkoi që qeveria të jetë më transparente në menaxhimin e tij, sidomos për borxhin që u ka kompanive private. Ndërsa deputeti Arben Malaj tha se problem më i madh i këtij ndryshimi është se s'ka kufij për nivelin e borxhit, si dhe s'ka strategji të qartë për menaxhimin e tij. Haldedaj e argumentoi heqjen e tavanit të borxhit publik me stimulimin e rritjes ekonomike, si dhe për garancitë që duhen për importin e energjisë, pasi sipas tij, ky sektor përbën rrezik për buxhetin.
Borxhet e ndërsjellta që operatorët ekonomikë në fushën e energjisë elektrike i kanë njeri-tjetrit, bankave apo qeverisë për garancitë e paguara aktualisht janë sa 2 për qind e PBB-së, duke u kthyer në një "minë me sahat". Ka qenë vetë kreu i Financave, Ridvan Bode, i cili, gjatë prezantimit të projektbuxhetit 2013, ka deklaruar se Korporata Elektroenergjetike Shqiptare nuk merr dot më kredi nga bankat, si pasojë e situatës së saj financiare të vështirë dhe një gjë e tillë mund të arrihet vetëm në rast se qeveria jep garanci për institucionet kredituese.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të së përditshmes SHQIPTARJA.com(Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
38%
-
Jo
52.9%
-
Nuk e di
9.1%
Vota total: 2145
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Operacioni i SPAK/ Banushi te ‘5 Pyetjet’: Fetahu përdorte bandat për të goditur gazetarët! Prençi: Ura lidhëse mes Suel Çelës dhe prokurorëve e gjyqtarëve
25 Nëntor, 22:53
-
Në pranga me urdhër të SPAK, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu porositi vrasjen e gazetarit Saimir Kodra, krimi do të kryhej nga grupi Çopja
25 Nëntor, 22:34
-
Trump: Akuzat penale ndaj meje ishin rrëmbim politik, demokratët shpërdoruan taksat e amerikanëve për të goditur
25 Nëntor, 22:17
-
Vrasja e 14-vjeçarit në Fan Noli, pretendimi i Prençit: Dyshohet se 5 persona u përfshinë në sherr, një prej autorëve e ka prindin në polici
25 Nëntor, 22:09
-
Nga Suel Çela tek i vëllai, Report Tv zbardh emrat e 21 masave të sigurisë
25 Nëntor, 22:00
-
Vrasja e Martinit, gazetari te ‘5 pyetjet’: Të sqarohet a ishin dy thika në vendngjarje? Zëdhënësi i policisë: Një autor, po punohet për masa të reja sigurie në shkolla! Prençi: Dështim
25 Nëntor, 21:53
-
Rrëzimi i avionit në Lituani, ministrja e Jashtme e Gjermanisë: Mund të jetë i lidhur me sabotim
25 Nëntor, 21:46
-
Shtëpia e Bardhë: Ka progres për armëpushimin në Liban, por ende nuk kemi arritur në fund
25 Nëntor, 21:44
-
Operacioni i SPAK, masë sigurie për Suel Çelën dhe vëllanë e tij
25 Nëntor, 21:28
-
E keni njohur Kosovën! Nervozohet Vuçiç: Nuk është thënë kurrë, nuk dua 'Serbinë e Madhe'
25 Nëntor, 21:18
-
SHBA/ Prokurori i Posaçëm Jack Smith kërkon pushimin e çështjeve ndaj Trump për ndërhyrje në zgjedhje dhe dokumenteve sekrete
25 Nëntor, 20:50
-
Australiani u zhduk në Theth, vëllai i tij kërkon ndihmë për gjetjen e 28-vjeçarit
25 Nëntor, 20:46