Marrja e një sërë kredish dhe e dy eurobondeve në dy vitet e fundit, ka rritur ndjeshëm borxhin publik, i cili për vitin 2021 pritet të kalkulohet në 80.2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, dhe shkaku kryesor për rritjen është pandemia.
Por kjo tendencë negative pritet të ndryshojë këtë vit të ri, pasi Ministria e Financave ka parashikuar në Buxhetin e 2022, që borxhi do të ulet me 1.4%, dhe do të zbresë në 78.8% të PBB-së deri në fund të 2022-shit.
Pavarësisht se në vlerë monetare borxhi publik për këtë vit është parashikuar të jetë 12.3 miliardë, ose rreth 794 milionë euro më shumë se në 2021, në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto është në rënie për shkak të rritjes ekonomike dhe të të ardhurave.
Ndërkohë aktualisht borxhi është në shifra rekord prej vitit 2010, dhe është rritur me 14% nga viti 2019, kur ende nuk kishte nisur pandemia. Niveli i borxhit për Shqipërinë konsiderohet i lartë dhe problematik si nga institucionet në vend ashtu edhe nga ndërkombëtarët, dhe duke qenë se një pjesë e madhe e tij është në valutë rrezikohet të jetë më i kushtueshëm për shkak të luhatjeve të kursit të këmbimit.
Nëse deri në fund të nëntorit pagesat për interesat e borxhit arritën në 34,447 miliardë lekë, në vitin 2022 pritet të arrijnë në 50,757 miliardë lekë, pasi është rritur huamarrja. Nga ana tjetër ulja reale e borxhit pritet të ndjehet më shumë në vitin 2024, pasi qeveria është zotuar të dalë me balancë pozitive, pra që s’do rrisë më tej borxhin.
BORXHI PUBLIK
Viti 2021 1,386,751 mld lekë (11,5 mld euro )
Viti 2022 1,482,492 mld lekë (12,3 mld euro )
Diferenca 95,741 mld lekë (794,6 mld euro)
/AV/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kë mendoni se do të favorizojë votimi i emigrantëve në zgjedhjet e ardhshme?
-
PS
67.3%
-
Opozitën
18.9%
-
Nuk e di
13.8%
Vota total: 2872
Lajme të tjera
-
Tatim progresiv ose taksë fikse për profesionet e lira, Ibrahimaj: Ofrojnë shërbim dhe s’taksohen! Do ndryshojë tatimi i të ardhurave personale e i dividentit
20 Maj, 14:54
-
Zbardhet drafti i Financave: Si do të tatohen të vetëpunësuarit, tatim 28% për pagat mbi 16 mijë euro në muaj
20 Maj, 09:17
-
Nisma ligjore/ Delina Ibrahimaj ‘merr në dorë’ kontrollin e brendshëm në institucionet publike, emëron kryeaudituesit dhe bllokon fondet kur drejtuesit nuk zbatojnë ligjin
16 Maj, 16:31
-
Luftë informalitetit, Rama: Do pyesim shqiptarët në Këshillim Kombëtar nëse duhet të bëhen publike rrogat 1 herë në vit! Ministrja: Nga 1 qershori do të tatohen profesionet e lira
16 Maj, 11:15
-
Zvicra, 105 milionë franga Shqipërisë për përmirësimin e klimës së biznesit dhe reformat për shtetin ligjor
13 Maj, 14:26
-
Gjokuta: 497 shërbime të Ministrisë së Financave online në e-Albania
12 Maj, 20:37
-
Projektligji/ Ulet numri i trupave inspektuese në biznese, kontrollohet do bëhen në bazë të deklarimeve online! Hajdari: Minimizon abuzimet
12 Maj, 16:08
-
Detyrimet e prapambetura u ulën me 53.8 mln euro në 2021, Minstria e Infrastrukturës, e Financave dhe e Mbrojtjes ‘borxhliet’ kryesore
6 Maj, 18:03
-
30 prilli, afati i fundit i pagesës së tatimit mbi të ardhurat, Tatimet: 13,521 individë me të ardhura mbi 2 mln lekë, rreth 69 mijë të dypunësuar
20 Prill, 13:32
-
Moody’s rikonfirmon vlerësimin për ekonominë shqiptare: Perspektivë e qëndrueshme! Rimëkëmbja pas tërmetit e pandemisë ishte e fortë! Borxhi po bie
15 Prill, 11:47
-
Raporti 3-mujor, Ministria e Financave: 139 miliardë Lekë të ardhura në janar-mars 2022, rritje me 30 miliard krahasuar me një vit më parë
15 Prill, 11:15
-
Rritja e çmimeve/ Ministrja e Financave: Me vështirësi përcaktuam marzhet e fitimit, çmimet referencë për miellin, orizin, vajin dhe sheqerin publikohen sot
5 Prill, 12:13
Kur i ben parate rrush dhe kumbulla doemos do rritet borxhi publik
Përgjigju