Ministria e Financave tashmë mund të vendos vetë për marrjen e kredive pa kaluar më parë nga Kuvendi sipas projektligjit të miratuar në parim në Komisionin e Ekonomisë.
Por ministri i Financave ka kopetence për firmosjen e një kredie por pa kaluar limitin e vendosur për borxhin nga qeveria. Nëse kërkohet që të kalohet ky limit mund të bëhet vetëm me vendim të Paralmentit.
Kryetari i Komisionit të Ekonomisë Erion Brace ka kërkuar që për trasparence të borxhit cdo tre muaj ministria e financave duhet të raportojë pranë komisionit të ekonomisë.
Gjatë komisionit të ekonomisë është miratuar në parim edhe projektligji për prokurorimet publike. Sipas këtij projektligji hiqet fondi i garancisë prej 2% per tenderat si dhe është bërë ndryshimi i gjobave nga fikse në ato me diapazon. Këto gjoba kanë në koncept se gjobat do të jenë në varësi të shkeljeve por duke u bazuar në fondin limit të depozituar.
Ky projektligj nuk ka kaluar pa debate për faktin se si futen në treg kompanitë e reja. Braçe është ndalur në mënyrën se si funksionon sistemi duke i përqëndruar punë në 4 ose 5 kompani. Ndërkohë që Ministri Çuçi ka sqaruar se nuk është ligji ai që e rregullon këtë situatë por rregullat dhe kriteret e prokurorimit publik.
Gjatë Komisionit të Ekonomisë u realizuan edhe dëgjesat e dy kandidateve për antare të autoritetit mbikqyrës finaciar. Enkeleda Shehi është propozuar për pozicionin e antarit të bordit dhe do të mbajë postin e drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv, ndërsa Mimoza Kaci postin e nëndrejtorit të përgjithshëm ekzekutiv.
Shehi dhe Kaçi prezantuan aftësit e tyre por edhe punën në tërësi të bërë nga autoriteti mbikqyrës finaciar përgjat një viti. Këto dy kandidatura do të kalojnë këtë të mërkurë për votim në Parlament.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO