TIRANE- Anëtarët e KLD kanë të deklaruara në depozitat e tyre bankare pasuri të majme financiare dhe prona të paluajtshme. Kupola më e lartë e drejtësisë pasuritë i deklaron të vëna nga angazhimi në arsim, puna si këshilltarë, anëtarë të KLD, interesa bankare etj. Shumë prej tyre pasuritë më të mëdha i kanë deklaruar në emër të bashkëshorteve të tyre ndërkohë që të tjerë pranojnë dhurata deri në 30 mijë euro.