/ATSH-AFP/ - Parlamenti i Republikës Srpska miratoi gjatë mbrëmjes së djeshme qeverinë e re të këtij etniteti të serbëve boshnjakë, e krijuar dy muaj pas zgjedhjeve të tetorit në këtë vend që është etnikisht i ndarë.
Kabineti i ri do të drejtohet nga kryeministrja në largim, Zheljka Cvijanovic, anëtare e Unionit të Socialdemokratëve të Pavarur (SNSD), e konsideruar si e afërt e presidentit, Milorad Dodik, i rizgjedhur për një mandat të ri katërvjeçar.
Zgjedhjet e përgjithshme të 12 tetorit u fituan nga formacionet kryesore nacionaliste në të gjithë vendin të ndarë që prej përfundimit të luftës ndërkomunitare (1992-95).
Pasi mbërriti në krye të Republikës Srpska, SNSD-ja u detyrua t'i bëjë disa lëshime partnerëve të saj në koalicion, me qëllim që të arrinte miratimin e qeverisë duke mbledhur 44 vota nga 83 deputetë.
Profesoreshë anglishteje, Cvijanovic, 47 vjeçe, e njeh mirë dosjen evropiane të Bosnjes ku afrimi me Brukselin është bllokuar që prej disa vitesh për shkak të mosmarrëveshjeve politike mes krerëve sebë, myslimanë dhe kroatë.
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA