ITALI- Trafikantët e bandës italo-shqiptare të drogës përdornin fjalën “shkumba” kur donin të flisnin për kokainë dhe heroinë. Policia italiane publikoi sot detaje të operacionit masiv të koduar “froth” (shkumba), ku u arrestuan 29 persona, mes tyre 2 shqiptarë, të cilët organizonin trafikun e heroinës dhe kokainës mes Shqipërisë dhe Italisë.
 
Shqiptarët e vetëm të arrestuar në këtë aksion janë vëllezërit Andi Tole dhe Dhori Tole 23-vjeç, ndërsa policia arrestoi edhe 28 italianë, si të përfshirë në këtë rrjet trafiku.
 
Në Leçe, organizata kriminale kryesohej nga David Vadacca, 33 vjeç, i cili përfundoi në pranga së bashku me anëtarët e tjerë të dyshuar të klanit që vepron në Salento në Puglia.
 
Disa nga anëtarët italianë të rrjetit kishin nofka si “Toto”, “Xhaxhai”, “Halla”, etj, teksa nga përllogaritjet paraprake mësohet se kanë trafikuar nga Shqipëria me dhjetëra kilogramë kokainë.
 
Hetimet filluan në maj të vitit 2012, ku u zbulua struktura e një organizate që vepronte në Lecce e në veçanti në Salento. Partneriteti në trafik, sipas prokurorisë italiane, është koordinuar nga Vadacca, një figurë kryesore në Salento, i lidhur me klanin e vëllezërve Nisi.
 
Nëngrupet kanë lindur si rezultat i arrestimit të Robert Nisit, ndërsa grupi tjetër drejtohej nga Joel Greco. Ishte një letër e Gregos, drejtuar Nisit, që lejoi hetuesit të përfundonin një hetim në tetor, të koduar “Reset”. Aty ishin të gjitha emrat dhe vendtakimet.
 
Alessio Bellanova, i cili u arrestua në vitin 2012, për shkak se u gjet me kokainë në makinë, konsiderohet nga hetuesit si një bosët që shkoi personalisht në Shqipëri për të provuar popullaritetin e substancës së lëndës narkotike të llojit kokainë që ai do blinte si dhe të bënte pazar për çmimin.
mafia

(Foto/Të arrestuarit në operacionin "Froth")

Alessio Bellanova

(Foto/Bosi i drogës Alessio Bellanova)
 
KOKAINA SHQIPËRI-ITALI, NË KËRKIM NJË ÇIFT SHQIPTARËSH
Një çift shqiptarësh është shpallur në kërkim, ndërsa u dorëzua 54-vjeçari Carmine Monteforte. Zhvillimet e operacionit “Froth”, ku çmontua rrjeti që e blinte kokainën në Shqipëri dhe e dërgonte në Itali, mund të gjenden në disa medie italiane, ku përmenden “ilpaesenuovo.it” apo më zyrtarisht te www.antimafiaduemila.com si dhe më saktësisht tek linku http://www.leccenews24.it/articoli/cronaca/2014/03/05/192546/operazione-froth-finita-la-latitanza-per-uno-dei-tre-ricercati.html

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)