Bosnjë, kapet një grup trafikantësh 
​të armëve drejt Gjermanisë 

SARAJEVE – Policia boshnjake arrestoi sot pesë trafikantë të armatosur, të dyshuar se i përkisnin një grupi që është angazhuar në kontrabandën e armëve dhe pajisjeve ushtarake drejt Gjermanisë, theksoi prokuroria. “Të dyshuarit janë akuzuar për krijimin e një grupi të organizuar që ka trafikuar gjatë vitit 2015 një sasi të madhe armësh, kryesisht pistoleta, municione dhe ekipe ushtarake me destinacion Gjermaninë”, sipas një komunikate.

Një sasi e madhe armësh, municionesh dhe pajisjesh ushtarake, destinuar për kontrabandë në Bosnje, por gjithashtu me destinacion Serbinë dhe Gjermaninë, u sekuestrua, shtoi i njëjti burim pa dhënë shumë detaje. Pas konflikteve të viteve 1990 që shpërthyen në Jugosllavi, Ballkani u konsiderua si një qendër e trafikut të armëve drejt Evropës perëndimore

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

“Tre euro më shumë në faturë për çdo pjatë bosh!”, zgjidhja e restorantit malor në Itali zemëron klientët