Bosnja do të kërkojë ekstradimin
e Kelmendit nga Kosova

Bosnja do të kërkojë ekstradimin<br />e Kelmendit nga Kosova
KOSOVE - Ministri boshnjak i Sigurisë, Fahrudin Radonçiç, tha më 6 maj se “Naser Kelmendi u arrestua pas lëshimit të një urdhër-arresti nga prokurori i Bosnjës, ku ai akuzohet për vrasje dhe krime të organizuara”.

Ai shtoi se Kelmendi u gjurmua nga Inteligjenca boshnjake dhe Agjencia e Sigurimit, OSA, dhe më pas u arrestua nga policia e Kosovës.

Edhe pse Bosnja nuk e njeh Kosovën si shtet dhe nuk ka marrëdhënie diplomatike me të, Radonçiç tha se vendi do të kërkojë ekstradimin e Kelmendit.

"Kosova ka rregulla kushtetuese dhe ligjore që nuk lejojnë ekstradimin e personave të lindur në Kosovë në vendet e tjera," tha Radonçiç, "Në njoftimin zyrtar thuhet se ata duan që Kelmendi të ndiqet penalisht në Kosovë, por ne do të shohim se çfarë do të ndodhë."

“Ne do të përpiqemi në rrugë diplomatike dhe të tjera, në mënyrë që t’i kërkojmë autoriteteve kosovare të bëjnë një përjashtim, dhe që Kelmendi të ndiqet penalisht në Sarajevë”, theksoi Radonçiç.

Boris Grubeshic nga Zyra boshnjake e ndjekjes penale, tha se policia dhe institucionet gjyqësore do të duhet të bëjnë gjithë përpjekjet e mundshme që të realizohet ky ekstradim.

“Është e rëndësishme ... që ky rast të hetohet në Bosnjë-Hercegovinë, sepse ky është rasti më i madh në luftë ndaj krimit të organizuar”, tha Grubeshic.

Duke qenë se Bosnja dhe Kosova nuk kanë një komunikim direkt, Ministria boshnjake e Drejtësisë do t’i kalojë kërkesën e saj opër ekstradimin e Kelmendit, EULEX-it, misionit ndërkombëtar policor në Prishtinë.

Bashkë me Kelmendin, është arrestuar edhe në person tjetër, Fuad Nikqi, për dyshimin e bazuar për ndihmë personit të kërkuar.

Ndonëse policia nuk jep detaje shtesë, raportohet se arrestimi i Naserit dhe personit i cili e ka ndihmuar është kryer në Prishtinë.

Emri i Naser Kelmendit në “listën e zezë” të presidentit amerikan, gjendet përkrah atij të liderit të kartelës meksikane të drogës, Hoze Antonio Sota Gastemula, dhe atij të tregtarit afgan, Sajed Vazir Shah.

Kelmendi, sipas Departamentit të Thesarit, dyshohet se ka udhëhequr njërën nga familjet më të forta kriminale shqiptare në Ballkan. Ka kohë që ai është i dyshuar për drejtimin e një organizate të madhe që merret me trafikimin e heroinës, kokainës dhe anhidridit acetik, një lëndë e parë që përdoret në prodhimin e heroinës, dhe në Europë transportohet nëpërmjet Ballkanit.

Marrë nga "Radio Evropa e Lirë"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Durrës, ndezi zjarr te ‘Shkëmbi i Kavajës’ dhe rrezikoi disa banesa, në pranga 64-vjeçari

Durrës, ndezi zjarr te ‘Shkëmbi i Kavajës’ dhe rrezikoi disa banesa, në pranga 64-vjeçari