Debutuesit e Bosnje-Hercegovinës me humbjen 1-0 ndaj Nigerisë i kanë thënë lamtumirën Botërorit të Brazilit pas vetëm dy ndeshjesh.

Arbitri dhe Peter Odemwingie kanë prishur ëndrrën e ballkanasve për të vazhduar më tej në kampionatin botëror.

Arbitri vendosi ndeshjen, pasi në pjesën e parë anuloi një gol të rregullt të Edin Dzeko. E ndërsa ballkanasit bëjnë lojën, afrikanët shënojnë me Odemwingie në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë Safet Susic bëri gjithçka duke aktivizuar edhe Salihovic dhe Ibisevic, por askush nuk mundi të gjejë rrugën e rrjetës.

Nigerisë i duhet vetëm 1 pikë me Argjentinën për t’u kualifikuar si e dyta e grupit F, ndërkohë që mund të kualifikohet edhe nëse mposhtet, por në rast se Irani nuk arrin të fitojë ndaj Bosnje-Hercegovinës në takimin e fundit.


d.b/shqiptarja.com