Bosnjë Hercegovina I konsideroi alibi dhe të pavërteta deklaratat e autoriteteve serbe se Milan Radojçiç armët e sulmit në Banjskë i bleu në Tuzlla. Kryeministri Boshnjak Nermin Nikshiç.
tha se armët e sekuestruara nga policia e Kosovës janë prodhuar në fabrikave serbe të Sllobodës dhe Krushikut deh se qëndrimin e Serbisë e lidh me presonin e madh ndërkombëtar.
Kryeministri i Federatës së Bosnjë-Hercegovinës, Nermin Nikshiç, hodhi poshtë deklaratat se armët e përdorura nga terroristët serbë në Banjskë, më 24 shtator, janë blerë në Tuzlla. Nikshiç në një deklaratë për mediat i ka quajtur të pavërteta gjetjet e presidentit serb Vuçiç dhe zyrtarëve të tjerë, një tentativë sipas tij për të gjetur alibi jashtë territorit të Serbisë për shkak të presioneve të faktorit ndërkombëtar.
“Unë e kuptoj që Serbia në ditët e fundit ka qenë e ekspozuar ndaj presionit të madh nga shtetet demokratike, por kjo nuk do të thotë se ata mund të kërkojnë alibi për veprimet e tyre në Bosnje dhe Hercegovinë. Serbia nuk mund të kërkojë përgjegjësi nga kjo anë e kufirit për furnizimin me armë, trajnimin e formacioneve paraushtarake dhe grupeve të qytetarëve serbë dhe zyrtarëve lokalë që shkaktuan konfliktin e armatosur në veri të Kosovës”, tha Nermin Nikshiç, Kryeministri i Bosnjë Hercegovinës.
Nikshiç tha se armët e gjetura nga policia e Kosovës nuk janë prodhuar në Bosnje dhe Hercegovinë dhe se numrat serialë të predhave të mortajave dhe llojeve të tjera të municionit i përkasin fabrikave serbe të Sllobodës dhe Krushikut.
“Shërbimet e inteligjencës së Serbisë dhe udhëheqja e saj politike, për fat të keq, kanë hartuar një plan për të transferuar një pjesë të përgjegjësisë në Bosnjë dhe Hercegovinë për sulmin terrorist në vendin fqinj. Duke pasur parasysh situatën politike në vendin tonë, ata ndoshta kanë vlerësuar se nuk do të ketë reagime, të shpejta dhe të sakta të bazuara në fakte. Na kanë nënvlerësuar sërish”, u shpreh Nikshiç.
Kreu i qeverisë boshnjake foli edhe për procedurat e rrepta për transferimin e armëve nga Bosnja dhe i kërkoi Serbisë që në mënyrë transparente të hetojë shkaqet e vërteta dhe të zbulojë publikisht organizatorët dhe nxitësit e vërtetë të sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit.