Trajneri i Brazilit, Luis Felipe Skolari ka prezantuar listën e futbollistëve me të cilët synon që të fitojë kampionatin botëror që do të zhvillohet në shtëpinë e tyre. Lista prej 23 emrash përfshin vetëm 16 nga futbollistët që fituan vjet Kupën e Konfederatave duke mundur Spanjën kampione të botës.


Ajo që tërheq vëmendjen është fati që jashtë listës kanë mbetur emra të mëdhenj të futbollit brazilian si Kaka, Ronaldinjo, Robinjo, por edhe Pato. Shpresat për Kaka ishin të mëdha që të ishte pjesë e botërorit, por paraqitja jo e mirë me ekipin e Milanit ka bërë që Skolari ta linte jashtë listës duke e detyruar që ta shikojë eventin më të madh futbollistik nga televizori.

Skolari i ka varë shpresat për suksesin në botëror te Neymar, Oscar, Tiago Silva, por edhe Dani Alvesh dhe Marcelo. Brazili do ta nisë botërorin me ndeshjen inauguruese përballë Kroacisë në 12 Qershor në “Sao Paolo”.


Lista e plotë e Brazilit:
 
Portierë: Julio Cesar (Toronto FC), Jefferson (Botafogo), Victor (Atletico Mineiro).
 
Mbrojtës: David Luiz (Chelsea), Dante (Bayern Munich), Thiago Silva (Paris Saint-Germain), Henrique (Napoli), Maicon (Roma), Dani Alves (Barcelona), Marcelo (Real Madrid), Maxwell (Paris Saint-Germain).
 
Mesfushorë:
Luiz Gustavo (Wolfsburg), Paulinho (Tottenham), Fernandinho (Manchester City), Ramires (Chelsea), Oscar (Chelsea), Willian (Chelsea), Hernanes (Inter Milan).
 
Sulmues: Hulk (Zenit St. Petersburg), Bernard (Shakhtar Donetsk), Neymar (Barcelona), Jo (Atletico Mineiro), Fred (Fluminense)