Me shumë vështirësi, por Holanda ia del që të fitojë përballë Australisë ndeshjen e dytë në grup me rezultatin 3-2. Sfida ishte mjaft interesante duke dhuruar spektakël, gola dhe shumë emocione.
Sfida nisi e mirë për Holandën që shënoi golin e parë me Roben në minutën e 20 duke krijuar idenë se do të përsëritej sfida e parë me Spanjën ku e shkatërroi 5-1, por pa kaluar një minutë nga festa ‘tulipanëve’ Australia barazon me Cahill. Holanda tenton të shënojnë me Van Persin dhe Roben në disa aksione në pjesën e parë, por 45’ mbyllen në barazim 1-1.
Fraksioni i dytë nis në mënyrë surprizë me Australinë në avantazh që shënon me penallti me Jedinak, pas një prekje të topit me dorë në zonë nga Janmat. Disavantazhi tremb Van Galin që zhvendos ekipin e tij të gjithë në sulm duke barazuar pas 4’ në të 58’ me Van Persin në 2-2.
Barazimi zgjati deri në minutën e 68 Memphis Depay shënon golin e tre pikëve për portokallinjtë duke vulosur fitoren që e ngjit Holandën në kuotën e 6 pikëve në grupin B pas dy fitoreve, ndërsa Australia me humbjen e dytë në grup i jep lamtumirën kampionatit botëror.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com