Shqipëria ka shkruar emrin e saj në Botërorin e Moskës që po zhvillohet aktualisht në Rusi, përmes atletes së njohur Luiza Gega, e cila garoi në disiplinën e 1500 metrave.

Gega, kampione dhe rekordmene e vendit, arriti të kualifikohet për në gjysmëfinale, pasi u pozicionua në vendin e 8-të nga 13 pjesëmarrëset në baterinë e saj.

Gega u pozicionua në vendin e 8 me kohën 4 minuta, 8 sekonda e 76 të qindtat. Më këtë kohë që regjistroi ajo kaloi në mes më të mirave në gjysmëfinale.

Garën gjysmëfinale atletja shqiptare nga Durrësi do ta zhvillojë më 13 Gusht, në 18:40 në baterinë e parë.

Nëse Luiza Gega do të arrijë kohën më të mirë mes 5 atleteve të para të cdo baterie do të kualifikohet në finale.