Kosta Rika është surpriza e grupit D, të cilësuar si grupi i ferrit, pasi mundi Italinë dhe siguroi kualifikimin për fazën tjetër. Fitorja përballë të kaltërve nxjerr jashtë përfundimisht edhe Anglinë që shpresonte te një fitore e thellë e Italisë.

Në Arena Pernambuco të qytetit Recife vendosi goli i Ruiz në fund të pjesës së parë, ndërsa zhgënjimi më i madh ishte Mario Balotelli, që përveç dy rasteve të pastra për shënimi, humbi edhe puthjen e mbretëreshës Elizabetë. Balotelli kërkoi puthje nga mbretëresha britanike nëse italianët mposhtin Kostarikën, por dëshirën e sulmuesit e prishi Brian Ruiz që shënoi golin e vetëm.

45’ e pjesës së parë të ndeshjes Itali-Kosta Rika kanë përfunduar me rezultatin 0-1. Kosta Rika është treguar e papërmbajtshme në fushë duke luajtur si e barabartë përballë ‘axurrëve’ që shiheshin si favoritë për të fituar dominuar.

Italia zbriti në fushë e kompletuar, pasi u rikuperua edhe kapiteni Buffon duke luajtur nga minuta e parë. Italia rrezikoi disa herë gjatë pjesës së parë me Balotelin dhe Pirlon, por mbrojtja kundërshtare ishte në lartësinë e duhur gjatë gjithë kohës duke mos lejuar prekjen e rrjetës.

Kosta Rika vendosi nën presion të kaltrit duke ua vështirësuar daljet nga krahët, por edhe vertikalizimet e Pirlos. Në minutën e 32 Baloteli rrezikon me një gjuajtje të fuqishme nga jashtë zone, por portieri i Kosta Rikës ishte në gatishmëri duke neutralizuar gjithçka edhe pse pozicioni ishte tepër i dyshimtë.

Ndërsa në të 36’ Ruiz kthen reston, por Bufon i thotë ‘Jo’. Por kur të dy ekipet po u drejtoheshin dhomave të zhveshjes për pushimin mes pjesëve, Bryan Ruiz ndëshkon italianët pas një harkimi nga e majta duke ndalur topin në rrjetë.

Në pjesën e dytë të ndeshjes Prandeli vendos që të fushë në fushë Casanon, Insigne dhe Cerci për t’i dhënë më shumë ritëm lojës së Italisë. Baloteli dhe Casano krijojnë disa raste të pastra për shënim, por përpara portës nuk tregohen të saktë duke humbur mundësinë e barazimit.

Kosta Rika pretendoi për një penallti pas pengimit në zonë të Cambell nga Kielini, por arbitri nuk ishte i këtij mendimi duke u kontestuar ashpër. Megjtihatë deri në fund Kosta Rika arriti që të mbronte avantazhin e pjesës së parë duke marrë tre pikë mjaft me vlerë që e kalojnë në fazën tjetër të botërorit në mënyrë të paparashikueshme.

Italia ndonëse ishte favorite para fillimit të ndeshjes, tashmë detyrohet që ndeshjen e fundit përballë Uruguait të luajë kualifikimin, ndërsa Anglia është matematikisht edhe jashtë kampionatit botëror pavarësisht ndeshjes së fundit përballë Kosta Rikës.  



Formacionet

Italia                                     Kosta Rika 

Gianluigi Buffon                Keylor Navas
Giorgio Chiellini                 Geancarlo Gonzalez
Andrea Barzagli                 Junior Diaz
Ignazio Abate                    Cristian Gamboa
Matteo Darmian               Michael Umana
Daniele De Rossi               Oscar Duarte
Claudio Marchisio            Yeltsin Tejeda
Thiago Motta                     Christian Bolanos
Antonio Candreva           Bryan Ruiz
Andrea Pirlo                       Celso Borges
Mario Balotelli                   Joel Campbell
 
Tr:
 
Cesare Prandelli              Jorge Luis Pinto


Prag sfida
Sonte në orën 18:00 Italia do të zhvillojë ndeshjen e dytë në grup përballë Kosta Rikës. Prandeli pritet që të zbresë në fushë një formacion sulmues për të mos e vendosur në diskutim fitoren dhe kalimin e grupit.

“Fitorja me Anglinë ka rritur optimizmin në ekip, kam besim te grupi që do të fitojmë përballë Kosta Rikës. Megjithatë kërkoj kujdes, pasi nuk dua që të nënvlerësohet kundërshtari, pasi mund ta pësojmë si Uruguai. Ata kanë një zbritje të shpejtë dhe të rrezikshme që mund të na vendosë në vështirësi” tha Prandeli.

Për këtë ndeshjen për Italinë pritet që të luajë Bufon.