Botërori, Ronaldo i dëmtuar, Januzaj
në listë, Murinjo parashikon finalen

Botërori, Ronaldo i dëmtuar, Januzaj<br />në listë, Murinjo parashikon finalen
Fituesi i Topit të Artë, Cristiano Ronaldo është i dëmtuar. Lajmin e ka konfirmuar Federata Portugeze e Futbollit përmes një buletini mjekësor duke pranuar faktin se Ronaldo është i dëmtuar dhe rrezikon Kupën e Botës Brazil 2014.
 
Ronaldo vuan nga një dëmtim i dyfishtë në muskulin e brendshëm të kofshës së majtë dhe në tendinën e gjurit të majtë. Sulmuesi i kampionëve të Europës vazhdon të përgatitet i veçuar nga pjesa tjetër e grupi.
 
 Për sulmuesin ka folur edhe Nani, i cili u shpreh se”Ronaldo është i qetë dhe unë kam besim se gjithçka do të shkojë mirë. Ne kemi shpresa të mëdha dhe do të presim deri në minutën e fundit që ai të jetë në gjendje për të luajtur” tha ai.
 
 
Januzaj zyrtarisht në Botëror
Trajneri i Belgjikës, Marc Vilmots ka bërë realitet ëndrrën e kosovarit Adnan Januzaj për të luajtur në Kupën e Botës, pasi e ka përfshirë në listën e 23 futbollistëve që të do jenë të pranishëm në eventin më të madh futbollistik në botë.
 
Lojtari me origjinë shqiptare do të luajë përkrah emrave të tillë si Eden Hazard, Kevin De Bruyne, Vicent Kompany. Shqiptari nga Kosova, për pjesëmarrjen në kampionatin botëror të Brazilit refuzoi edhe ofertën e Shqipërisë dhe të Kosovës. Talenti i Manchester United është në listën e futbollistëve të rinj të talentuar në botë.
 
Mourinho: Në finale, Angli-Portugali
 Jose Mourinho ka bërë disa parashikimet për finalen e Kampionatit Botëror. Sipas portugezit, Anglia do të mposhtë Brazilin në çerekfinale, më pas caktoi një përballje mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit dhe fitues zgjodhi kombëtaren e tij.
 
Në gjysmëfinale, luzitani kualifikoi Anglinë, Gjermaninë, Italinë dhe Portugalinë, ndërsa në finale parashikoi Anglinë dhe Portugalinë.
 
Mourinho ka thënë se kampioni do të vendoset me penalti.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale