Ndeshjet e para të fazës së ‘Play-Off’-it për kampionatin botëror të Brazilit kanë dhuruar mjaft emocione. Ronaldo vendos në ndeshjen me Suedinë duke shënuar golin e vetëm dhe të fitores për Portugalinë. Tashmë pritet ndeshja e kthimit dhe përgjigja e Ibras.
Franca nuk është gati për në Botëror duke rrezikuar seriozisht kualifikimin pas humbjes në ndeshjen e parë në Ukrainë 2-0 me golat e Roman Zozulya dhe Yarmolenko. Yjet e Deshamp nuk arritën që të konkretizonin rezultatet e krijuara duke vuajtur shumë finalizimin e saktë.
Ukraina ishte më pragmatiste duke pritur, studiuar dhe shënuar, tashmë pritet ndeshja e kthimit që do të vendosë gjithçka. Islanda nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola në shtëpi përballë ekipit të Kroacisë që ka zhvilluar një ndeshje të mirë duke rezistuar. Ballkanasit janë të avantazhuar nga ky rezultat, pasi ndeshjen e kthimit e zhvillojnë në Zagreb dhe u mjafton gol që të presin biletën për në kampionatin botëror.
Ndërsa Islanda mbetet për t;u parë nëse do të arrijë që të vazhdojë surprizën këtë edicion, pasi është ende në lojë dhe një barazim me gola do ta conte për herë të parë në një kompeticion të tillë. Për vendasit doli me karton të kuq në minutën e 50’ Olafur Ingi Skulason, megjithatë arritën të bënin rezistencë përballë kroatëve. Greqia ka arritur një fitore bindëse përballë ekipit të Rumanisë duke hedhur një hap të sigurt për në Botëror.
Rezultati 3-1 ishte i papritur për helenët që prisnin ndoshta një kundërshtar më të fortë në fushë, por që nuk rezultoi i tillë. Konstantinos Mitroglou në të 14’ ka hapur serinë e golave për vendasit, por që Bogdan Stancu barazoi shumë shpejt duke dhënë idenë e një sfide të fortë. Dimitrios Salpingidis kaloi ekipin grek në avantazh pa arritur gjysma e pjesës së parë duke treguar superioritet. Konstantinos Mitroglou shënoi në pjesën e dytë golin e tretë për Greqinë që udhëton e qetë në Rumani, pasi i duhet që të mbrojë vetëm rezultatin.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com