'Bota është në heshtje'/ Dëshmia prekëse në OKB e Tanya Haj-Hassan, mjekes vullnetare në Gaza (VIDEO)

Tanya Haj-Hassan, një mjeke e njohur nga Shtetet e Bashkuara, e specializuar në terapinë intensive pediatrike, e ka shndërruar angazhimin e saj profesional në një mision për drejtësi globale. Në mars të vitit të kaluar, ajo shkoi vullnetarisht në Gaza për një mision humanitar, ku punoi pa pushim për dy javë në spitalin al-Aqsa në Deir al-Balah.

Gjatë Ditës Ndërkombëtare të Solidaritetit me Popullin Palestinez, mjekja mbajti një fjalim me një forcë emocionale të jashtëzakonshme në Kombet e Bashkuara. Ajo denoncoi ashpër shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut në rajon dhe kritikoi reagimin e ngadaltë të komunitetit ndërkombëtar.

Dëshmia e saj, e cila u bë një apel për veprim, solli dramën e Gazës në qendër të vëmendjes botërore.

|Dua që e gjithë bota të dijë se jam një qenie njerëzore, jo vetëm një kronistë",- tha fillimisht Haj-Hassan, e cila më pas e cilësoi konfliktin në Gaza gjenocidin "më të transmetuar në streaming dhe të dokumentuar në histori", duke akuzuar komunitetin ndërkombëtar se nuk ka bërë asgjë për të reaguar ndaj shkeljeve flagrante të të drejtave të njeriut dhe të drejtave ndërkombëtare.

Haj-Hassan gjithashtu kritikoi mungesën e zërave palestinezë në diskutimet ndërkombëtare.

"Kolegët tanë palestinezë nuk janë këtu sot, sepse sistemi aktual nuk e njeh vlerën e jetës palestineze",-tha ajo. 

Mjekja paralajmëroi gjithashtu se kriza në Gaza përbën një kërcënim më të madh, me pasojat që janë tashmë të dukshme edhe në vendet fqinje, si Libani.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Barcelona rrezikon kreun, Flick ngre alarmin: Tani nuk krijojmë raste! Kapiten Raphinha: Niveli po ulet

Barcelona rrezikon kreun, Flick ngre alarmin: Tani nuk krijojmë raste! Kapiten Raphinha: Niveli po ulet