Përdoruesi i Instagramit Google Earth i ka ofruar përdoruesve mundësinë për të vizituar peizazhet më befasuese në botë duke përdorur redaktimin e imazheve Snapseed.
Fotografi Chris Gorman, i njohur ndryshe si Big Ladder, është një specialist i fotove ajrore.
Snapseed është një aplikacion për redaktimin e fotografive të prodhuar nga Nik Softuare që u mundëson përdoruesve përmirësimin e fotografive dhe aplikimin e filtrave digjitale.
Softueri i zgjuar i manipulimit të imazheve zotëron plot 29 filtra duke përfshirë furçën, strukturën, HDR, perspektivën dhe të tjera.
Imazhet virtuale nuk lënë asnjë gur të paprekur në përpjekjen e tyre për të treguar të mirat që planeti ynë ofron.
Nga shkretëtirat e Arabisë Saudite deri në horizontin e qytetit të Nju Jorkut, g.earth.photographer viziton vende nëpër botë nga komoditeti i shtëpisë së tij, duke përdorur teknologjinë e mahnitshme të Google.
Përdoruesi i Instagram-it nuk është i vetmi krijues me sy të mprehtë që përdor fotografi mahnitëse ajrore në internet.