Argjentina luan sonte në mesnatë, konkretisht në orën 00:00, për 1/16-t e Botërorit kundër Kepit të Gjelbër. Kampionët në fuqi të botës kanë një rrugë më të lehtë në raport me kundërshtarët deri në gjysmëfinale, por fillimisht duhet ti marin ndeshjet pas radhës dhe të mos nënvlerësojnë askënd.

Kështu është shprehur trajneri Lionel Scaloni para ndeshjes numë 100 në karrierë me Argjentinën. Ai ka theksuar se ‘fakti që Kepi i Gjelbër nuk humbi asnjë ndeshje në grup është domethënës dhe nuk erdhi kot’.

Argjentina konsiderohet si super favoritë për të kaluar në 1/8-t, por gjithashtu mban shënim barazimin që Kepi i Gjelbër mori kundër Spanjës, por edhe Uruguait. Për atë që besojnë te magjitë, më herët ganezi Nana Bonsam tha se ‘befasia më e madhe e kësaj faze të Botërorit është eliminimi i Argjentinës nga Kepi i Gjelbër’.

Në anë tjetër futbolli ka ndryshuar jetesën për kombin e vogël afrikan. ‘peshkaqenët blu’ kanë lënë çdo punë për të dëshmuar këtë ndeshje, që është e para në historinë e tyre në fazën me eliminim direkt, në kualifikimin për herë të parë në Botëror.

Para ndeshjes trajneri i Kepit Bubista tha se ‘kjo është ndeshja e jetës për ne’, por shtoi se ‘e presim me qetësi’, pasi tashmë janë heronj në vendin e tyre dhe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU.

Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU.