Argjentinë-Egjipt nuk ishte një ndeshje e zakonshme. Dueli i 1/8-ve të Botërorit rezultoi për ‘zemra të forta’ dhe meritën më të madhe e kishte Egjiptit, që befasoi duke marrë epërsinë e dyfishtë. Në Mercedes Stadium afrikanët bënë befasinë e madhe duke marrë avantazhin në minutën e 15 me Ibrahim.

Nuk kaloi shumë dhe Argjentina fitoi një penallti të cilën Messi mori përsipër ta ekzekutonte. Megjithatë 8 herë fituesi i ‘Topit të Artë’ gaboi për herë të dytë nga 11-metrat në këtë Botëror, duke vendosur dy rekorde negative. Ai u bë lojtari i parë i cili humbet dy penallti brenda një kompeticioni të Botërorit pa përfshirë ekzekutimet e 11-metërshave kur sfida përfundon në barazim pas 120 minutave, si dhe e dërgoi në 4 rekordin e penalltive të humbura të një lojtari në kampionatet botërore. Për ta nxirë më shumë situatën mendoi Ziko në pjesën e dytë. Pasi iu anulua një gol për faull në mbrojtje, i njëjti lojtar dyfishoi në minutën e 67 duke shokuar tifozët e Argjentinës në të gjithë botën, pasi ishte shumë pranë eliminimit.

Përmbysja e madhe e kampionëve në fuqi të botës do të niste në minutën e 79-të. Romero shkurtoi diferencat me kokë dhe riktheu shpresat e argjentinasve pas astit të Messi-t. Ky shërbim e bëri Messin asistuesin më të mirë në historinë e botërorëve, me 9 asist. 1 më shumë se legjenda tjetër argjentinase Diego Armando Maradona. Më të bukur situatën do ta bënte Messi që vetëm pak çaste më pas do të realizonte për të barazuar 2-2 rezultatin.

Ky gol e ngjiti në kuotën e 8 realizimeve në këtë Botëror Messin, duke udhëhequr listën e golashënuesve me 1 rrjetë më shumë se Mbappe dhe Halaand. Ajo që do ta bënte të pabesueshme këtë përballje erdhi në minutën e 91. Kur tifozët po përgatiteshin për shtesat, Lautaro Martinez asistoi për Enzo Fernandez, i cili nuk fali me kokë dhe kompletoi përmbysjen e çmendur në 3-2.

Festë e madhe te Argjentina që dy duelet e fundit ka qenë pranë eliminimit, por ia del ne ekstrem. Nervozizëm te Egjipti që ishte shumë pranë mrekullisë. Ëndrra e faronëve ndalet në 1/8-t teksa para këtij Botërori kurrë nuk e kishin kaluar fazën e grupeve. Sa i përket Argjentinës 3 herë kampione botë në fazën çerekfinale të këtij Botërori do të përballet me fituesin e çiftit Zvicër-Kolumbi.

Argjentine 3-2 Egjipt

Zhvillimet më të rëndësishme

90+2' Përmbysje e frikshme. Fernandez shënon të 3 për Argjentinën.

83'- E pabesueshme. Argjentina barazon në harkun e 4 minuta. Messi shlyen gabimin

79'- Argjentina shkurton diferencat me kokë falë Romeros dhe rihap llogaritë në minutat e fundit.

67'- Ziko realizon sërish. Këtë herë aksioni është i rregullt. Argjentina shumë pranë eliminimit.

58'- Egjipti shënon edhe golin e dytë me Zikon, por pas rishikimit në VAR anulohet për faull në nisje të aksionit

21'- Argjentina fiton penallti, por Messi gabon dhe Egjipti mbetet në avantazh

15'- Egjipti bën befasinë. Kalon në avantazh me golin e Yasin, i cili realizon me kokë 

1'- Ka nisur në Atalanta ndeshja e parafundit e fazës së 1/8-ve mes Argjentinës dhe Egjiptit.

Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU.

Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:28
'E manipuluar, duan që Messi të mos eliminohet”, trajneri i Egjiptit del kundër FIFA-s: Pse na thirrët kur doni kaq shumë që Argjentina të fitojë?

1783456157_hossamhassan.JPG

Trajneri i Egjiptit, Hossam Hassan, ka qenë i papërmbajtshëm në konferencë për mediet, ku ashtu si lojtarët e tij, akuzoi për trukim të ndeshjes ndaj Argjentinës (ekipi i tij u përmbys 3-2). Ai akuzoi hapur FIFA-n se kishte trukuar ndeshjen, duke bërë të qartë që mendonte se ajo kërkonte me çdo kusht të shpallte përsëri Argjentinën kampione.

"Do të them çfarë kam në mendje pavarësisht nga pasoja. Kjo ishte qartë një ndeshje e manipuluar dhe e gjithë bota e pa këtë. Dhe dua të them edhe një gjë tjetër, nëse ata duan kaq shumë që Argjentina të fitojë, pse t’i thërrasin të gjithë të vijnë dhe të marrin pjesë? Gjithçka ka të bëjë me paratë. Ata duan që Messi të qëndrojë në turne. Në futboll, shumë gjëra ndodhin jashtë fushës. Ajo që ndodhi ishte e padrejtë", tha mes të tjerash Hossam Hassan.

TENSIONI - Pas golit të barazimit të Messit, lojtarët dhe stafi i Egjiptit protestuan ashpër ndaj vendimeve të arbitrit, duke pretenduar se në aksion kishte pasur faull. Pakënaqësitë u shtuan edhe për faktin se më herët një gol i Egjiptit ishte anuluar për faull në ndërtimin e aksionit.

Tensionet kulmuan në minutat e fundit, kur arbitri Letexier ndëshkoi me karton të verdhë një anëtar të stafit egjiptian. Menjëherë pas kësaj, Hossam Hassan bëri një shenjë në formë “X” me duar në drejtim të gjyqtarit, një gjest që në futboll është përdorur në raste të ndryshme dhe që shpesh lidhet me sinjalizimin e pretendimeve për abuzim racist, edhe pse nuk është konfirmuar se ky ishte mesazhi që synonte të përcillte trajneri egjiptian.

Një situatë e ngjashme u regjistrua edhe në vitin 2010, kur Jose Mourinho, atëherë trajner i Interit, përdori një gjest të ngjashëm ndaj zyrtarëve të ndeshjes. Veprimi u interpretua si simbol i prangave dhe portugezi u pezullua me tre ndeshje.

Ora 20:32
VIDEO/ Edhe legjendat qajnë, Lionel Messi s'i mban dot lotët pas kualifikimit të Argjentinës në çerekfinalet e Botërorit

1783449472_Messi.jpg

Kampionët në fuqi të botës, Argjentina fitoi 3-2 me përmbsyje kundër Egjiptit në 1/8-at e Kupës së Botës 2026 duke marrë biletën për në fazën çerekfinale.

'Albiceleste' po humbiste me dy gola dhe përmbysja erdhi në harkun e 13 minutave të fundit, me Messin që ishte një nga autorët e golave, pasi në pjesën e parë humbi edhe një 11 metërsh.

Pas kualifikimit, Messi nuk mundi t'i mbante lotët, si një shenjë e qartë e peshës që ai mbante mbi supe gjatë kësaj ndeshje. Me 21 gola (tetë këtë edicion) Messi është golashënuesi më i mirë në Kupat e Botës.

Ora 19:02
Penalltia e humbur ndaj Egjiptit, Messi thellon rekordin negativ në Botëror

Lionel Messi kishte mundësinë të shënonte golin e radhës nga pika e bardhë pas penalltisë që fitoi Taliafico kundër Egjiptit. Mirëpo ai gaboi në minutën e 21-të, me gjuajtjen që u prit nga portieri kundërshtar.

Kësisoj, Messi u bërë lojtari i parë në historinë e Botërorëve që humb dy penallti në të njëjtin edicion të turneut pa llogaritur gjuajtjet pas 120 minutave. Ai gaboi një penallti më parë në fazën në grupe ndaj Austrisë dhe tashmë humbi një të tillë edhe ndaj Egjiptit.

Kjo ishte penaltia e katërt që Mesi humbet në Botëror, duke përmirësuar rekordin që kishte vendosur ndaj Austrisë.