SHBA, Philadelphia - Bregu i Fildishtë ka marrë një fitore me shumë peshë këtë të hënë në Kupën e Botës 2026, duke mposhtur 1-0 Ekuadorin në ndeshjen e parë të Grupit E. Kjo ishte një fitore historike për 'Elefantët' e Afrikës, pasi për herë të parë mposhtin një ekip nga Amerika Latine në një Botëror.
Përballja ishte shumë e luftuar, me grintë, raste dhe tre traversa, por goli që i dha tri pikë Bregut të Fildishtë u shënua vetëm në fundin e takimit. Duhej minuta e 90-të që Singo të asistonte bukur për Amad Diallo, me yllin e Manchester United që shënoi golin e parë në një Kupë Bote.
Pas ndeshjeve të para në Grupin E, Gjermania dhe Bregu i Fildishtë kryesojnë me nga tre pikë, ndërsa Ekuadori dhe Kuraçao kanë nga zero pikë. Më 20 qershor luhet Gjermani - Bregu i Fildishtë, ndërsa më 21 qershor Ekuador - Kuraçao.
Renditja e Grupit E:
Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU.
Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU.
Komente








