Ish-trajneri i Liverpool dhe Dortmund, Jurgen Kloop, ka dalë hapur kundër FIFA-s në lidhje me vendimin që çdo pjesë loje të ndërpritet për 3 minuta, me pretekstin se lojtarët duhet të hidratohen për shkak të vapës së madhe. Gjermani thotë se në realitet kjo është bërë për t’iu dhënë mundësi televizioneve që hapsirën ta shfrytëzojnë për hapësira publicitare.

Dyshimet u ngritën pasi në disa ndeshje ndërprerja nuk ka qenë e nevojshme. Referuar temperaturave normale. Mirëpo këto hapësira hidratimi ndikojnë shumë në mbarëvajtjen e ndeshjeve, pasi shpesh ulin ritmin.

“Këto masa të supozuara si mbrojtëse ndaj nxehtësisë na u shitën si një mburojë për mirëqenien e lojtarëve, një armë fisnike kundër temperaturave të larta. Në realitet, ato nuk janë gjë tjetër veçse një kafaz i praruar i ndërtuar për sponsorët”, tha Klop.

Kritikave të Klopit iu bashkuan ato të Maurisio Poçetino, trajnerit të Shteteve të Bashkuara, i cili, pas debutimit të ekipit të tij kombëtar, theksoi se pushimet nuk kanë shumë kuptim kur kushtet e motit nuk paraqesin ndonjë rrezik të veçantë për lojtarët. Sipas disa vëzhguesve, çdo pushim tani përfaqëson një dritare televizive të vlefshme tre-minutëshe që përdoret për të shitur hapësirë reklamuese.