Spanja është gjysmëfinalja e dytë e Botërorit. La Roha fituan 2-1 çerekfinalen kundër Belgjikës që rezultoi shumë më e komplikuar se sa pritej edhe pse të besuarit e De La Fuente-s zhbllokuan të parët rezultatin me Fabian Ruiz.
Pa kaluar shumë Charls De Keteleare riktheu baraspeshën, ndërsa në vijim belgjika mbeti një rrezik i vazhdueshëm për Spanjën, që vijon të mos bindë në këtë kampionat Botëror. Megjithatë, edhe njëherë si në disa përballje të mëparshme heroin do ta bënte Mikel Merino. Futbollisti spanjoll i dha fitoren 2-1 dhe kualifikimin kombëtares së tij në minutën e 88 kur të gjithë po përgatiteshin për shtesat.
Shumë zhgënjim te belgët dhe sidomos te portieri Courtis, i cili la fushën për shkak dëmtimi kur rezultati ishte 1-1. Pas disfatës portieri i Real Madrid tha se ndihej shumë keq, pasi ishte i sigurtë që do të ndalonte Spanjën. Ai shtoi se do kërkojë të largohet për 1 vit nga kombëtarja edhe pse nuk është i sigurtë nëse federata belge e futbollit do ta pranojë këtë vendim.
Te Spanja menjëherë pas kualfikimit filluan të mendojnë për gjysmëfinalen kundër Francës. Trajneri De La Fuente tha se ‘gjelat janë po aq të shqetësuar sa në për këtë ndeshje’, ndërsa rikujtoi faktin se në dy duelet e fundit Spanja ka dalë dy herë fituese ndaj Francës. Yamal ndërkohë ishte më i drejtëpërdrejtë, duke thënë se ka vetëm dy rrugë: ‘ose ne mposhtim për herë të 3 radhazi Francën ose ata arrijnë finalen e 3 radhazi të Botërorit’.
Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU.
Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU.
Komente




